Flash

Tolgahan: Dua t'i jap një medalje Almedës

Lapsi.al 6 May 2019
Tolgahan: Dua t'i jap një medalje Almedës

Ditën e djeshme Almeda Abazi së bashku me partnerin e saj Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë të një vogëlushi që vendosën ta quanin Efehan.

Bebushi ka ardhur në jetë në orën 5:12 të mëngjesit të djeshëm në një spital privat në Stamboll, me peshën 3 kilogramë e 285 gramë dhe gjatësi 50 centimetra.

Aktori turk për mediat e huaja është shprehur se është tepër i emocionuar: “Jam shumë i emocionuar dhe shumë i lodhur. Lindja zgjati shumë. Kam hyrë në sallë, por nuk e kisha menduar kaq të vështirë. E përgëzoj bashkëshorten time. Lindja normale nuk qenka aspak e lehtë. Dua t’i jap një medalje Almedës. Lindja zgjati 12 orë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë ndjesi.”

Ndër të tjera ai është shprehur gjithashtu se të afërmit i thonë se djali i ngjan shumë.

“Të gjithë që e shikojnë thonë se më ngjan shumë. Tek pjesa e gojës i ngjan nënës, por pjesa sipër është kopje e imja. Edhe Almeda sa e mori në dorë ‘është kopja jote’ më tha. Do të shpërndajmë edhe foto së shpejti”, ka thënë Tolgahan, shkruan “Tv Klan”.

Të këshilluara

Gjendet i vdekur Dj australian

DJ australian Adam Sky ka vdekur në një incident gjatë pushimeve në ishullin indonezian të Balit. 42-vjeçari raportohet se u plagos rëndë duke u përpjekur të...

16:05

Madonna: Nuk kam qenë armike e Lady Gaga-s

Madonna është rrëfyer për marrëdhënien e saj me Lady Gagan pas shumë vitesh grindje mes tyre. Këngëtarja u shpreh se ajo dhe Gaga nuk kanë qenë kurrë armike....

15:35

Dua Lipa, gati për projektin e ri (FOTO)

Dua Lipa po punon për sjelljen e projekti të ri muzikor. Këngëtarja me origjinë shqiptare njoftoi fansat për lajmin e mirë me anë të një postimi në Instagram...

13:26

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI