Flash

Paquetà mbyll sezonin me Milan para kohe...jo për dëmtim: tifozët thërrasin 'komplot'

Lapsi.al 7 May 2019
Paquetà mbyll sezonin me Milan para kohe...jo për dëmtim:
Kampionati i Paquetà është mbyllur një ditë më parë: mesfushori brazilian i Milan është skualifikuar për tre javë pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Bologna. Paquetà është sanksionuar me një ndeshje, për kartonin e parë të verdhë duke qenë se plotësonte numrin e kartonëve, e me dy javë "për goditjen e lehtë në krahun e arbitrit, që i kushtoi edhe largimin nga fusha". Ajo kundër Bologna ishte ndeshja e dytë radhazi e mbyllur me 10 lojtarë nga Milan: në transfertën e Torinos u ndëshkua me karton të kuq Romagnoli (duartrokitje arbitrit). Kapiteni, që ka kaluar skualifikimin, do të kthehet në Firenze; mesfushori ish-Flamengo do të jetë mungesa e madhe e kuqezinjve në sprintin final për Champions. Gjykatësi Sportiv ka dënuar me dy ndeshje pezullim edhe Dijks (Bologna), Ionita (Cagliari) e Veretout (Fiorentina), ndërsa me një ndeshje janë penalizuar Kucka (Parma), Colley (Sampdoria) e Sansone (Bologna), Barillà (Parma), Bernardeschi (Juventus), Brozovic e D'Ambrosio (Inter), Dioussè (Chevo), Gomez, Masiello e Mancini (Atalanta), Poli (Bologna), Rincon (Torino) e Sportiello (Frosinone). Vendimi i gjyktësit sportiv ka shpërthyer polemikat e tifozëve milanistë në rrjetet sociale, ku mjaftuan pak caste për të nisur edhe një hashtag. Mbështetësit kuqezinj janë tërbuar me numrin e javëve të skualifikimit, që janë ekzaktësisht sa ndeshje duhen deri në fund të kampionatit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI