Flash

Të dashurit të Dua Lipës nuk i shqiten sytë nga të pasmet e JLo

Lapsi.al 7 May 2019
Të dashurit të Dua Lipës nuk i shqiten sytë nga të

Dua Lipa e kishte për herë të parë Met Gala-në, që konsiderohet eventi më i rëndësishëm i modës ose Oscar-et e modës. Dhe, vendosi të marrë me vete edhe partnerin e saj Isaac Carew, i cili e shoqëroi në tapetin e kuq ku Dua pozoi me një fustan super ekstravagant të Versace-s.

Por, ndërsa në orët e para ishte si gjithmonë Dua ylli i mbrëmjes dhe Isaac i ndenji nga pas duke u kujdesur edhe për flokët e saj, këto orët e fundit situata është përmbysur.

Një foto ku Jennifer Lopez pozon plot sensualitet në tapetin e kuq, me nga pas Isaac-un që ia ka ngulur sytë të pasmeve të saj, duket se është e preferuara e revistave të modës.

Isaac u kthye sigurisht, brenda orës në një personazh mediatik.

Duhet thënë se nuk është hera e parë që Isaac kapet mat në situata jo fort komode.

Në qershor të vitit të kaluar, kur ata nuk kishin shumë që sapo ishin kthyer bashkë, Isaac u fotografua teksa kërcente me dikë tjetër në një klub homoseksualësh në Londër.

Për këtë incident, ai u përgjigj me një postim të gjatë në Instagram ku shkruante se fotot ishin kapur në dritë të ulët, por ai nuk kishte asgjë me personin me të cilin kërcente përveçse miqësi. Isaac theksoi se ai e dashuron dhe e respekton të dashurën e tij Dua Lipa.

Të këshilluara

Moderatorja shqiptare, në pritje të ëmbël

Lira Burgija është në pritje të fëmijës së parë. Moderatorja e ka mbajtur të fshehtë shtatzëninë dhe ndonëse çdo ditë del në ekranin e Vizion Plus ku jep lajmet...

12:28

Brenda ditëlindjes së 31-të të Adele

Adele mbushi 31 vjeç ditën e djeshme dhe e festoi si asnjëherë më parë ditëlindjen e saj në Beverly Hills. Këngëtarja e njohur kishte zgjedhur vilën 135 milionë...

18:40

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI