Flash

Liverpool, në historinë e përmbysjeve në gjysëmfinale… E Salah e dinte

Lapsi.al 8 May 2019
Liverpool, në historinë e përmbysjeve në
Përmbysja e madhe e Liverpool në Champions League i dërgon Reds në finale, por edhe në historinë e kompeticionit. Skuadra angleze është e treta e të gjitha kohërave që përmbys pas një humbje me tre gola diferencë, një gjysëmfinale të Champions: përpara Liverpool, ishte Panathinaikos në 1970/71 e për ironi të fatit pikërisht Barcellona, në 1985/86. Katalanasit vuajnë ende zhgënjimin e madh: për të dytin vit radhazi (vitin e kaluar kundër Romës) dalin jashtë, pasi kishin fituar ndeshjen e parë në fazën me eleminim direkt të Champions, me tre gola diferencë. E kështu, jo vetëm Reds, por edhe Barça futet në histori, vetëm se bëhet fjalë për një rekord negativ: është skuadra e parë mes Champions League e Kupës së Kampionëve që eleminohet pas një fitore me tre gola diferencë. E duket se aftësia e formacionit të Merseyside për të përmbysur ndeshjen ishte shndërruar në bindje për Mohamed Salah. Mungesa e tij kishte sjellë edhe më shumë pesimizëm në kampin e Reds, pas 0-3 të ndeshjes së parë. Por egjiptiani, jashtë për shkak të një traume cerebrale pësuar në ndeshjen kundër Neëcastle, besonte në përmbysje, besonte se mund të luante finalen e Champions. E atëherë mbërriti në Anfield me fanellën: "Never give up", "Kurrë mos u dorëzo". Një sugjerim që shokët e skuadrës e përmbushën plotësisht.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI