Flash

Një tjetër denoncim rëndon mbi Loredanën nga...

Lapsi.al 8 May 2019
Një tjetër denoncim rëndon mbi Loredanën nga...

Arrestimi i Loredana Zefit nën akuzën e mashtrimit dhe zhvatjes së parave, është kthyer sot në lajmin e ditës. Reperja  akuzohet se ka kanosur dhe mashtruar një çift zviceran duke i zhvatur atij rreth një milion franga bashkë me të vëllanë. Loredana dhe vëllai i saj i madh Berati, thuhet se i kanë marrë para shtetases Petra Z. 52 vjeçe dhe bashkëshortit të saj Hans 53 vjeç.

Lajmi ka marrë vëmendjen edhe të portalit zvicerian "20 minutes".

https://www.20min.ch/schweiz/news/story/Rapperin-Loredana-zockt-Walliser-Ehepaar-ab-12242634

Mesa duket kjo nuk është hera e parë që emri i Loredanës përfshihet në një skandal të tillë. Më herët, siç raporton Prive.al një ish mike e Loredanës e ka denoncuar atë për dy tërheqje bankare nga llogaria e saj që përfshinin Loredanën dhe vëllain e saj. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2017.

Në një rrëfim të gjatë ajo pati shpalosur versionin e saj, shoqëruar me adresat e tërheqjes.

Më poshtë, gjeni rrëfimin e plotë të Esa Vokshit në InstaStory duke rikthyer kështu në vëmendje një histori e cila aktualizohet pas skandalit me çiftin zviceran.

“Kjo nuk ka të bëjë me talentin. Më pëlqen muzika, por jo edhe mënyrat që janë përdorur për të arritur atë.  Nuk më intereson çfarë mendoni, nuk dua të jem e famshme, dua të jetoj një jetë normale dhe të trajtohem me respekt. As nuk kam frikë.Pyes veten se si ajo mori kartën time të kreditit me vëllain e saj. Nuk e njoh vëllain tënd. Unë jam normale dhe e vërtetë në botën reale. Isha në Gjermani dhe shpenzimet bëheshin jashtë vendit. Unë isha përfshirë në paratë e mia/borxhin derisa erdhi kjo letër dhe çdo gjë kishte një kuptim për mua. Nga karta ime e kreditit u harxhuan 538 euro.”

Prive.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI