Flash

Gafat/ Si u kthye parlamenti në sallë estrade (Video+foto)

Lapsi.al 9 May 2019
Gafat/ Si u kthye parlamenti në sallë estrade (Video+foto)

Fanatikët që shikonin për çdo javë parlamentin, tani kanë një arsye të jenë më të gëzuar, sepse arena ku ata shijonin tragjedinë epike me grushta, shkelma, vezë e bojë të zezë është shndërruar në një skenë komike ku mund të shkrihesh gazit. Edi Rama që prej gjashtë vitesh  ka tentuar ta kthejë në platformë gajasëse çdo tubim politik duke u shfaqur me shallvare dhe batuta në një klloun që kërkon spektatorë, tani është shndrruar në vëzhguese sepse rekordin e tij po e thyejnë të tjerë.

Vetëm seancën e së mërkurës ndodhën disa gjëra që edhe sikur të kishin ngjarë në harkun e katër viteve do të qenë të mjafta ta telendisnin parlamentin.

Lajmi i parë është se deputeti demokrat Myslym Murrizi që mediat e majta e kanë tallur për një kohë të gjatë për anafalbetizmin në të shkruar dhe për dialektin e theksuar myzeqar u gradua nënkryetar i parlamentit të Shqipërisë një post që dikur e kanë mbajtur Pjetër Arbnori, Jozefina Topalli, apo Namik Dokle nga e majta.

Résultat de recherche d'images pour "Myslym murrizi kuvendi"

Lajmi i dytë lidhet me futjen më në fund në parlament të politikanit legjendat Kujtim Gjuzi. I shndërruar në hit përmes videove në You Tube dhe intervistave të dhëna kohët e fundit në televizione" Gjuzi u shfaq në oborrin e parlamentit në këpucë të kuqe dhe me orën e ndryshuar "Atlantik", simbolin përkatësisë perendimore dhe pro Natos, sipas tij.

https://youtu.be/zyLw5XsGVnE

Lajmi i tretë është sa tragjik po aq edhe komik bashkë. Rudina Hajdari që me sa duket fjalimet i përkthen nga anglishtja sepse nuk di se ç'ndodh në vend, i preu fjalën guvernatorit të bankës për ti bërë një propozim të veçantë parlamentit: "Mbajtjen e një minute heshtjeje për tre heronjtë e ushtrisë shqiptare që mbetën të vdekur në Letoni". Dhe kur me dashamirësinë që i karakterizon kundërshtarët e saj socialistë këmbëngulën ta korrigjojnë, se nuk janë tre por vetëm një grua, Zarife Hasanaj, Shefja e opozites se re, bashkakryetarja e komisionit te reformes, vazhdonte lexonte dhe thoshte jo janë tre (shiko videon) dukë dëshmuar se as nuk e kishte idenë se çfarë e kishin gritur të lexonte.

[video width="884" height="464" webm="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/05/ice_video_20190508-130608.webm"][/video]

Dhe si për ti dhënë dërmën gjithçkaje u ngrit dhe një kandidat për deputet, Indrit Hoxha, i cili kishte pasur disa takime me ambasadën më të fuqishme në vend për ta bindur se duhej bërë pjesë e opozitës së re dhe serioze dhe kreu një akt të paparë në 30 vite parlament pluralist: kur duhet të bënte betimin në sallë, u betua se nuk do të shkelte në atë parlament të krimit (video poshtë).

https://www.youtube.com/watch?v=lM3s1-bNXEM

Në këtë derexhe që shpërfaqi këtë të mërkurë, parlamenti shqiptar nuk ka qenë kurrë. Por ndoshta ky qe fundi i pritshëm për një politikë që prej disa vitesh konsiderohet si spektakël.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI