Flash

Mardhënia mes Dua Lipës dhe Rita Orës ende në krizë, shmangën njëra-tjetrën në Met Gala

Lapsi.al 9 May 2019
Mardhënia mes Dua Lipës dhe Rita Orës ende në krizë,

Ato janë dy nga këngëtaret më të mëdha të Britanisë së Madhe dhe të dyja më origjinë shqiptare, por Rita Ora dhe Dua Lipa e shmangën njëra-tjetrën në Met Gala dhe në festën që u organizua më pas.

Këngëtarët thuhet se as nuk duan t’ia dinë për njëra-tjetrën dhe janë përfshirë në një zënkë që arriti kulmin të hënën në mbrëmje, kur kaluan në tapetin e kuq të Muzeut Metropolitan të Artit Modern të Nju Jorkut.

“Daily Mail” shkruan se është e kuptueshme që Dua, 23 vjeç, është zhgënjyer me krahasimet e përsëritura që i bëjnë me bashkëatdhetaren 28-vjeçare, dhe po përpiqet që të shihet si një artiste origjinale.

Një burim tha për “The Sun”: “Është për të ardhur keq pasi ato ishin të afërta me njëra-tjetrën dhe Dua tregonte se sa shumë e admironte Ritën. Dua madje ka thënë se do të jetë si Rita në të ardhmen”.

“Por tani gjërat kanë shkuar në mënyrë dramatike, ajo po përpiqet të distancohet dhe nuk po e bën këtë në mënyrë të fshehtë”.

“‘Rita është e dëshpëruar për të shmangur konfrontimin dhe është siguruar që të mos e takojë ballë për ballë. Ajo e urren dramën, por me të vërtetë donte të shkonte në Met Gala dhe nuk donte që askush ta ndalonte”, vijon burimi.

Të dyja mbërritën në festën post Met Gala, veç e veç, Rita me shoqen e saj modele, Kate Moss dhe Dua Lipa më pas me partnerin për krahu, shefin Isaac Carew.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI