Flash

"Tani në merkato Icardi, bashkë me Wanda": seti fotografik, apeli i dështuar i drejtuesve të Inter

Lapsi.al 9 May 2019
"Tani në merkato Icardi, bashkë me Wanda": seti fotografik,

Revista “Gente” i ka dedikuar një set të plotë fotografik ndaj Mauro Icardi dhe Wanda Nara. Asgjë e re nëse mendojmë se të tilla gjëra kanë ndodhur dhe me David e Victoria Beckham apo, duke mbetur në Itali, me Bobo Vieri e Elisabeta Canalis. Ndryshimi në këtë rast është se fotot e çiftit Icardi nuk janë pranuar të gjithë me buzëqeshje.

Sipas asaj që shkruan revista, "drejtuesit zikaltër i kishin kërkuar edhe më parë argjentinasit që të ruante përulësinë, gjëja e duhur për të zbutur shpirtrat pas polemikave të muajve të kaluar. Apeli, siç është bërë e ditur, nuk ka pasur një përfundim të mirë. Dhe, pasi në shkurt i është hequr shiriti i kapitenit, tani që është duke u hapur merkato e futbollit dhe në tavolinë është rinovimi i kontratës, rezultati i mirë i tratativave duket gjithmonë e më i pamundur.

E gjithë cështja duket se vërtitet rreth pyetjes: a do të jetë koha për çiftin Icardi për të lënë Milanin dhe apartamentin prej 440 metrash katror me pamje nga stadiumi “San Siro”? Të tjera zhvillime priten, me tifozët të gatshëm për të shpërthyer dufin e tyre. Më keq se kaq nuk ka ku të shkojë për sulmuesin, që duhet thënë, një të ardhme si model nuk ia heq askush. Ose si pop star, nga ato transgresiv dhe gjithmonë në gojën e të gjithëve.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI