Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

Heroi roman shpëton viktimat nga zjarri. Totti: “Je i frikshëm”...

Lapsi.al 10 May 2019
Heroi roman shpëton viktimat nga zjarri. Totti: “Je i

Mund të ishte një tragjedi zjarri tre ditë më parë në lagjen e “Centocelle” në Romë në rrugën Panaroli. Katër persona, mes të cilëve një i moshuar, kanë mbetur të plagosur në mënyrë serioze, përtej të tjerave dhe të intosikuar të ndryshëm. Nëse nuk ka pasur viktima në pjesën më të madhe merita shkon për Daniele (dhe mikun e tij Davide), 25 vjeç, tifozi i Romës, gjithnjë i pranishëm në shtëpi dhe në transfertë, për më tepër që javën e kaluar ishte në “Marassi” për ndeshjen ndaj Genoa. Duke sfiduar flakët, Daniele ka çarë përpara, madje shumë më përpara se të mbërrinte ndihma e shpejtë, për të ndihmuar personat të mbetur brenda dhe i ka shpëtuar ato duke vënë në rrezik jetën e tij.

SURPRIZA - Historia e tij ka mbërritur edhe në veshët e Francesco Totti, që ka kërkuar t’i dërgojë një mesazh Daniele nëpërmjet videos: “Shumë urime për këtë që ke bërë, ke qenë i frikshëm”, fjalët e kapitenit historik të Romës. Heroi i ditës për “Centrosuonosport” ka thënë: “Kur sheh flakët duhet të jesh gjakftohtë, për fat kam arritur ta bëjë me sukses. Vetëm tani mund të më vijë në mendje se sa e rrezikshme ka qenë. Por kam bërë mirë dhe do ta bëja përsëri. Shpresoj tani që të jenë të gjithë mirë”. Të gjithë do ta kalojnë këtë situatë, dikush me ndonjë gërvishje më shumë, dikush më pak. Por nëse sot, me ndonjë buzëqeshje, mund të tregohet kjo histori, pjesa më e madhe e meritës është e Daniele. E ai e di mirë...

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI