Flash

Tuchel i tregon rrugën e daljes Buffon: "Nuk ka më alternime në portë"

Lapsi.al 10 May 2019
Tuchel i tregon rrugën e daljes Buffon: "Nuk ka më alternime

"Buffon apo Areaola, Areola apo Buffon". Për gjithë sezonin Thomas Tuchel i ka bërë këtë pyetje vetes për të zgjedhur portierin titullar të Psg, në një dualitet mes të dyve që vitin e ardhshëm do të marrë fund. "Nuk mund të vazhdojmë përpara kështu, jemi klubi i parë në historinë e futbollit që e bën, nuk është e mundur" ishin fjalët e teknikut gjerman që ngjajnë si një lamtumirë për portierin veteran, në skadencë kontrate në fund të qershorit.

Eshtë gjithnjë e më larg nga Parisi e ardhmja e Buffon. Rinovimi nuk ka mbërritur ende dhe fjalët e Tuchel nuk ndihmojnë aspak në këtë këndvështrim. Tekniku gjerman, që ende nuk ka sigurinë vetë të qendrimit, nuk dëshiron më që të përsëritet ajo që ndodhi në këtë sezon, ose më saktë të ketë dy numra 1 e ti japë një numër të barabartë ndeshjesh: Areola, në fakt, ka luajtur 20 ndeshje në Ligue 1 e 3 në Champions (kur Buffon ishte i skualifikuar), ndërsa italiani ka luajtur 15 herë në Ligue 1 e 5 në Europë, përfshirë ndeshjen katastrofë të kthimit kundër Manchester United që i kushtoi parisienëve eleminimin në 1/8.

Duke marrë në konsidertë diferencën e moshës (41 kundër 26) e faktin që portieri francez ka rinovuar deri në 2023, nuk është e vështirë të imagjinosh mbi kë do të bjerë zgjedhja, gjithnjë nëse Buffon qendron.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI