Flash

Bebe Rexha: Shqiptarët nuk mbështesin njëri-tjetrin

Lapsi.al 11 May 2019
Bebe Rexha: Shqiptarët nuk mbështesin njëri-tjetrin

Bebe Rexha ka treguar shpesh se është shumë krenare për origjinën e saj dhe nuk ka lënë rast pa e thënë këtë gjë. Pavarësisht se është rritur në Amerikë ajo dhe familja e saj i kanë ruajtur me përpikmëri traditat shqiptare. Megjithatë së fundmi ajo u ka bërë një kritikë publike gjithë shqiptarëve dhe mund të themi se Bebe ka plotësisht të drejtë.

Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ disa video në të cilat dëgjohet teksa thotë: “Unë e dashuroj kulturën time. Unë jam nga Shqipëria dhe unë e dashuroj, sepse me të u rrita. Por ndonjëherë shqiptarët nuk ndihmojnë në rritjen e njëri-tjetrit. Ndonjëherë lexoj komentet në ‘Instagram’ dhe komentet në ‘Instagram-in’ tim janë shumë të këqija. Kjo më konfuzon, sepse mendoj a duhet ta rrisim dhe mbështesim njëri-tjetrin? Të gjithë janë shumë kritikë. Unë mendoj se si kulturë kemi nevojë për më shumë dashuri, njësoj si kulturat e tjera, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi krenarë për njëri-tjetrin”. Më tej ajo ka vazhduar duke thënë se megjithatë ka shumë fansa dhe miq shqiptarë që e mbështesin dhe ndjehen krenare për të. “Nuk po them se asnjë nuk mbështet, sepse unë i shoh njerëzit, kam fansa dhe miq shqiptarë që më duan mua dhe më mbështesin dhe më thonë që janë krenarë. Por thjesht dhemb kur shikon njerëzit e tu që thonë gjëra të këqija për ty”, është shprehur këngëtarja. Në fakt Bebe nuk është e para që e thotë këtë gjë, sepse dhe shumë artistë të tjerë e kanë konstatuar si një të metë tek shqiptarët.

Të këshilluara

Lady Gaga mbretëresha e Met Gala

Lady Gaga nuk ka konkurrencë! La në hije të gjithë edhe këtë vit në MET Gala, që u zhvillua në New York. Me kostumin e saj si matrioshkë, duke shpalosur 4 st...

13:19

Jessie J tregon tatuazhin e shkruar gabim

Jessie J ka vërtetuar se nuk i intereson asgjë dhe situatat e sikletshme mund t’i kthejë lehtësisht në argëtuese me një koment të vetëm. Ajo ka treguar me a...

16:53

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI