Flash

F1/ Mercedes sfidohen mes tyre, Bottas i rrëmben Hamilton pole position

Lapsi.al 11 May 2019
F1/ Mercedes sfidohen mes tyre, Bottas i rrëmben Hamilton pole position

Valtteri Bottas nuk resht së surprizuari dhe arrin pole position në GP të Spanjës, e treta radhazi për të. Finlandezi i Mercedes dominoi kualifikueset, duke e mbyllur xhiron në kohën 1'15''406 e duke shkatërruar shokun e skuderisë Hamilton (+ 0''634), që do të niset bashkë me të në vijën e parë. Asnjëherë në lojë Ferrari: koha e 3° për Vettel (+ 0''866), e 5° për Leclerc, që do të niset në vijën e tretë pas Red Bull të Verstappen. Një provë tjetër, nëse dikush kishte dyshime, se Bottas e ka seriozisht në 2019. Siguria e treguar për të vendosur rekordin e pistës, duke krijuar një distancë të madhe nga anglezi kampion bote e dëshmon qartë. Edhe vështrimi i Lewis, në momentin që doli nga Mercedes, ishte një lloj konfirmimi.

Ajo që vërtetë ka rëndësi në cdo rast, është se Mercedes ka dominuar edhe këtë klasifikim, duke monopolizuar vijën e parë për të tretin ëeekend radhazi e duke startuar pa rivalë në atë që mund të jetë dopieta e pestë radhazi në gara. Një supremaci shkatërrimtare e Shigjetave të Argjendta, që kanë groposur përsëri ambicjet e Ferrari, që mbërriti në Barcellona me një poëer unit të ri dhe me shumë ndryshime aerodinamike, por asnjëherë në gjendje të ngrinte nivelin e performancave.

Dy Kokëkuqet SF90 kanë vazhduar të humbasin shumë në sektorin e tretë, atë më të ngadaltin, ku superioriteti i rivalëve është turpërues. Vija e dytë e Vettel është minimumi për të provuar të shqetësojnë Mercedes në garë, por me atë që u tregua të premten dhe të shtunën nga Lewis e Valtteri misioni duket shumë i komplikuar. Kësaj i shtohet edhe fakti që për të dytën fundjavë radhazi, Charles Leclerc kryen një gabim në kualifikuese, duke dëmtuar makinën, episod që i la vetëm një xhiro të vetme në Q3, që nuk mjaftoi për ti marrë Red Bull të Verstappen vendin e katërt.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI