Flash

Tare nuk e mbron dot më: Inzaghi largohet në fund të sezonit

Lapsi.al 11 May 2019
Tare nuk e mbron dot më: Inzaghi largohet në fund të sezonit

Simone Inzaghi është gati ti kapë të gjithë në kundërsulm e të japë dorëheqjen në fund të kampionatit. Trajneri i Lazio mund ti heqë kështu sikletin presidentit Lotito, duke hequr dorë nga një vit i mbetur në kontratë, në kohën kur është i lidhur me bardhekaltrit deri në 2020. Hipoteza është më shumë se e mundur, sidomos në rast se nuk duhet të fitojë Kupën e Italisë, edhe pse fati i teknikut, përtej rezultatit final, duket se është vendosur. Raporti mes presidentit e trajnerit, nuk është më ai i dikurshmi. Lotito kritikon Inzaghi se nuk i ka shfrytëzuar plotësisht potencialet e skuadrës e, edhe pse tekniku bardhekaltër nuk është shprehur kurrë hapur, e ardhmja duket e vendosur.

Drejtori Sportiv, Igli Tare, ka qenë gjithnjë mbështetës për teknikun aktual të Lazio e në shumë raste ka ulur tonet mes tij dhe presidentit Lotito. Por kontradiktat me numrin 1 të klubit e kanë mërzitur Inzaghi që nuk dëshiron më të vazhdojë nën këtë trysni. Tekniku e kishte shfaqur mosaprovimin e tij, që kur Lotito përcaktoi fitimin e Kupës së Italisë si kusht për qendrimin e Inzaghi në pankinën e Lazios e tani duket se kërkon të luajë në mënyrën që i ka pëlqyer gjithnjë si lojtar në fushë: në kundërsulm...

Një divorc do të hapte skenarë të ndryshëm me mundësinë për ta parë Inzaghi në pankinën e Sampdoria ose, në rast lamtumire të Gasperini, në atë të Atalanta. Më e vështirë hipoteza Milan, ndërsa në anën tjetër Lazio është futur fort për De Zerbi. Tekniku i Sassuolo ka patur disa kontakte me Lotito, e të informuarit mirë thonë se propozimi i është bërë për një pagesë prej 300 mijë euro plùs bonus.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI