Flash

Tre mbrojtës, me Lukaku e pa Icardi: ja si do të jetë Inter i Antonio Conte

Lapsi.al 11 May 2019
Tre mbrojtës, me Lukaku e pa Icardi: ja si do të jetë Inter i

Në shtëpinë e Inter zërat për mbërritjen e Antonio Conte shtohen cdo ditë dhe imponojnë ndryshime taktike në merkaton e zikaltërve. Mbi të gjitha mbi skuadrën që ka në mendje tekniku. Inter, sipas mënyrës së prefereuar të teknikut, do të reshtohet me tre mbrojtës. Me Skriniar, De Vrij e Godin, mbrojtja është e kryer dhe do të jetë një bunker i vështirë për tu thyer për të gjithë. Diskutimi është ndryshe për krahët, ku Conte i ka ndërmend disa lëvizje.

Për lojtarët e rolit, ish-tekniku i Chelsea kërkon të ketë më shumë opsione e duhet punuar shumë në këtë repart. Me Perisic në rrugën e ikjes, për momentin i vetmi që bën punë është Asamoah, lojtar që i njeh mirë metodat dhe kërkesat e teknikut. Për pjesën tjetër pastaj duhet investuar.

Në krye të listës së objektivëve është Danilo, që Antonio e donte që kur ishte në Londër. Braziliani ka pranuar ofertën e zikaltërve e për të mbyllur operacionin duhet aprovimi i City e një ofertë prej 15 milionë. Emri i dytë në listë është Darmian, lojtar që luan në të dy korsitë. Kërkesa e United është 12 milionë, por mund të mbyllet edhe me 10, nëse kalohet konkurenca e Juventus. Në të majtë spikat zgjedhja e Gosens, pas një sezoni si protagonist me Atalanta, por nuk mungojnë profilet interesantë si Sidibé, Zappacosta, Emerson e Victor Moses.

Sulmi është edhe pika delikate. Pas atyre që ndodhën në muajt e kaluar mes klubit dhe Icardit, argjentinasi duket i destinuar për tu larguar. E në këtë pikë, Conte, sipas Corriere dello Sport, duket në të njëjtën linjë me shoqërinë. Në mendjen e teknikut është një sulmues tipik për të udhëhequr sulmin. Romelu Lukaku është i preferuari i Antonio, por në listë janë edhe Dzeko, një emër që i mban të gjithë dakord në Appiano. Për të arritur tek Lukaku, që ka një pagesë të rëndësishme, celësi mund të jetë Perisic. Inter i Conte po fillon të marrë formë, por përpara tekniku duhet të vendosë të zezën mbi të bardhë me zikaltrit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI