Flash

Video/ Fitore me kokë në Firence: Milan beson tek Champions

Lapsi.al 11 May 2019
Video/ Fitore me kokë në Firence: Milan beson tek Champions

Milan kalon në Firenze e beson ende tek Champions. Atalanta mbetet tre pikë përpara, por Gennaro Gattuso mund të shpresojë ende në arritjen 180' nga fundi i kampionatit, pas 0-1 shumë të rëndësishme në Artemio Franchi. Fiorentina e ish-teknikut Vincenzo Montella, e kontestuar nga tifozët e tyre, dorëzohet në një gol me kokë të Calhanoglu, në një ndeshje që kuqezinjtë e luajtën në mënyrë inteligjente.

Një pjesë e parë e gjitha nën shenjën e Milan, që vetëm në një moment lejoi një tentativë të Muriel, të devijuar nga Donnarumma në kënd. Skuadra e Gattuso në fakt impenjoi Lafont me Suso e Calhanoglu, por në minutën e 35' portieri francez nuk mund të bëjë asgjë në devijimin me kokë të turkut në krosimin e bukur të spanjollit. Për të dytin vit radhazi, Calhanoglu shënon në Firenze dhe këtë herë është një gol që mund të peshojë shumë në sezonin kuqezi.

Fiorentina provoi dicka më shumë në pjesën e dytë: Mirallas në të 55' gjeti në trajektoren e tij Donnarumma, pasi kishte shmangur Rodriguez. Nëntë minuta më pas, Gigio përsëritet në devijimin e gabuar të Kessie, që rrezikoi autogolin, ndërsa më pas edhe në konkluzionin e Chiesa. Milan në të 80' kishte mundësinë të mbyllte ndeshjen me të sapofuturin në fushë Cutrone, që godet jashtë në një pozicion të favorshëm. Megjithatë rasti i humbur nuk ndalon Milan të marrë një fitore të rëndësishme, që i ngjit në kuotën e 62 pikëve, një pas Inter që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/kp/KpJp.mp4

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI