Flash

André Silva dëmtim fals, Caparros sulmon hapur: "Të luajë me kombëtaren do të ishte fyerje për futbollin"

Lapsi.al 12 May 2019
André Silva dëmtim fals, Caparros sulmon hapur: "Të

Tashmë është luftë e hapur mes Andrè Silva e Sevilla. Sulmuesi portugez, ende në pronësi të Milan, po jeton në Spanjë një situatë në limitet e të pabesueshmes: zyrtarisht i ndaluar për një dëmtim në tendinën e kupës së gjurit që në fillim të prillit, portugezi mund të pranojë thirrjen e kombëtares së tij për Final Four të Nations League që do të zhvillohen në 5 deri 9 qershor.

“Nuk jemi budallenj - ka reaguar me polemika tekniku i andaluzianëve, Joaquin Caparros, duke folur për dëmtimin e sulmuesit - André Silva nuk do të luajë dhe është rasti të flasim seriozisht. Po flasim për një djalosh që bëri shumë mirë në fillim dhe më pas u zhduk, sidomos në dy muajt e fundit. I kërkoj Portugalisë, për dashurinë për futbollin, të mos e grumbullojë në Nations League. Do të ishte një fyerje për futbollin".

"Besoj që Uefa duhet të hetojë për referencat e tij ndaj mjekëve - ka shtuar tekniku i Sevilla, duke vënë në dyshim shkallën e dëmtimit që po mban André Silva jashtë fushës në luftën e skuadrës për vendin e katërt - Si do të reagonin tifozët e Sevilla, i gjithë stafi i teknik, drejtuesit e presidenti, duke e parë në fushë me Portugalinë në qershor? Nisur nga kjo, besoj që duhet të vlejë mendimi i mjekut të shoqërisë që i paguan rrogën”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI