Flash

Bayern avancon kërkesën për Dybala: Juventus kërkon 100 milionë

Lapsi.al 12 May 2019
Bayern avancon kërkesën për Dybala: Juventus kërkon 100

Paulo Dybala është objektivi i madh i Bayern Mynich për sezonin e ardhshëm. Gjermanët - që ndërkohë kanë siguruar dy përforcime të rëndësishme si Pavard (35 milionë) e Lucas Hernandez (80 milionë) - janë gati të vendosin qershinë mbi tortë për një kapërcim në kualitet. Juventus vlerëson Joya rreth 100 milionë euro: shifër e paarritshme për shumë klube, por jo për bavarezët, që prej një viti janë në gjurmët e argjentinasit.

Pas katër sezoneve me bardhezinjtë e shtatë vitesh në Itali, Dybala mund të largohet nga Serie A në verë. Një hipotezë gjithnjë e më e mundshme me kalimin e javëve, edhe pse raportet me Allegri në kohët e fundit nuk kanë qenë aq të bukur dhe argjentinasi nuk ndjen më besimin e plotë të teknikut, që të shtunën në konferencë për shtyp foli për projektin e ri: "Kam në mendje Juventusi e ri prej gjashtë muajsh - ishin fjalët e Allegri -. Nuk mund tiu them cili është. Më parë duhet të flas me presidentin e të shoh nëse jemi dakord, pastaj duhen menduar gjërat teknike". E tek "gjërat teknike", mund të përfshihet edhe Joya, i lënë jashtë skuadre shumë shpesh këtë vit për shkak të një kondicioni jo gjithnjë optimal.

Dybala është emri i nxehtë edhe në tratativën e mundshme me Inter për të arritur tek Icardi, që me shumë mundësi do të largohet nga zikaltrit në përfundim të sezonit. Vetëm se Dybala është i joshur nga një aventurë jashtë Italisë dhe këtu bavarezët po tentojnë ti ofrojnë numrit 10 një rol protagonisti në skuadrën e tyre të riformatuar.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI