Flash

Video/ Partizani kampion: Çinari fundos Tiranën në derbin e 17 pa fitore

Lapsi.al 12 May 2019
Video/ Partizani kampion: Çinari fundos Tiranën në derbin e 17

Kryeqyteti ishte përgatitur për festë me rrugët e Tiranës të zgjuara me flamujt e Partizanit dhe lojtarët e të kuqve nuk mund të zhgënjenin në fushën e lojës. Formacioni i Gegës luante për matematikën titull, ndërsa bardheblutë e Ardian Memës për të mbajtur larg Kastriotin, me të cilët luajnë për mbijetesë.

Mungesa e Asanit e Mensah nuk u duk të ishte problem për të kuqtë, të shtyrë nga entuziazmi i titullit, që mungonte prej 26 vjetësh: herën e fundit që Partizani kishte ngritur lart trofeun ishte në sezonin 1992-93. Por pritja tashmë ka marrë fund sepse Partizani dominoi derbin dhe e bëri me një performancë positive, ku Cinari shënoi avantazhin, duke treguar qartë se nuk ka asnjë kompromis. Jo në derbi, jo kundër Tiranës.

Mema bëri gjithcka për ta kthyer lojën në favor: Ngoo e Greca punuan shumë, duke luftuar në cdo top me mbrojtësit e Partizanit. E u duk se dicka mund të ndryshonte kur në minutën e 41 Greca barazoi shifrat, duke entuziazmuar tifozët bardheblu, deri në atë moment të heshtur. Por për të fituar derbin duhet shumë më tepër. E mbi të gjitha asnjë gabim.

Abibi bën një tjetër performancë negative, e këtë herë në derbi, duke i lejuar Cinarit kënaqësinë e dy golave në derbi. Për portierin bardheblu duket se e ardhmja tek Tirana është vendosur këtu, por bashkë me të, edhe derbi në favor të Partizanit. 17 ndeshje qytetase pa fitore, në një hark kohor gati 6 vjecar, e kjo për 24 herë kampionët është e papranueshme. E në pritje të ndryshimit të hierarkisë së qytetit, duhet të shohin Partizanin kampion. Më keq se kaq…

JAVA E 33 E SUPERIORES

Partizani 2 - 1 Tirana

Luftëtari 3 - 2 Kukësi

Skënderbeu 0 - 2 Teuta

Kastrioti 2 - 0 Flamurtari

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI