Flash

Fatura që po bën xhiron e rrjetit, 1 hamburger dhe 1 kapuçino 81 euro (FOTO)

Lapsi.al 13 May 2019
Fatura që po bën xhiron e rrjetit, 1 hamburger dhe 1 kapuçino

Dy hamburger dhe dy kapuçino nën hijen e kupolës së San Pietros për 81 euro dhe rasti përfundon në rrjetet sociale.

Për shumën e paguar, nga katër turistë në pushimin e drekës, në zonën rreth Vatikanit në Romë, ka ndezur indinjatën, por edhe ironinë në Facebook.

Nga ana e fast-food-it ndërkohë shpjegojnë për “Il Messaggero: “Klientët zgjodhën nga menuja dhe aty ishin të vendosura çmimet. Ata e dinin se ç’po hanin dhe sa duhet të paguanin për këtë”.

Në faturën e postuar në Facebook lexohet gjithçka në fakt: dy hamburger (25 euro secili), dy kapuçino (8 euro/ një) dhe një kafe dopio amerikane (8 euro), me një total prej 81, 40 euro, përfshirë edhe shërbimin.

“Ata hynë të katërt, thonë nga lokali për “Il Messaggero”, porositën ushqimin nga menuja, ndanë mes tyre hamburgerët, katër qofte me mish viçi danez, shoqëruar me patate të skuqura dhe sallatë dhe konsumuan kafenë dhe kapuçinot.”

Me marrjen e faturës, nisën edhe polemikat nga ana e turistëve.

“U përpiqëm ta sqaronim çështjen tek kasa, më pas paguan dhe nxorrën faturën në rrjetet sociale.”

Por online, nuk shpërtheu vetëm indinjata për një pushim dreke tejet ‘të kripur’ dhe u quajt nga të gjithë si antireklamë për kryeqytetin Italian, por shumë vetë ironizuan rastin duke thënë: “Nëse pi kapuçino ndërkohë që ha hamburger, e meriton atëherë”

Të këshilluara

Dalin detaje të reja për filmin "Aquaman 2"

Jason Momoa ishte i ftuar në “The Ellen Show” duke i surprizuar të gjithë pasi ishte pa mjekrën e tij të famshëm. Aktori i njohur foli edhe për filmin “Aquaman ...

19:10

Dhurimi i gjakut/ Çfarë duhet të dini

Dhurimi i gjakut është një akt human i cili shpëton jetë njerëzish. Gjaku i sigurt shpëton jetë dhe përmirëson shëndetin. Gjaku, përveçse një përbërës i rëndësi...

11:23

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI