Flash

Filmimet/ Lleshi i përfshirë vetë në aktet e dhunës

Lapsi.al 13 May 2019
Filmimet/ Lleshi i përfshirë vetë në aktet e dhunës
Partia Demokratike po përgatitet të padisë në prokurori ministrin e Brendëshëm, Sandër Lleshi, si dirigjues të dhunës së ushtruar mbi protestuesit e saj gjatë protestës kombëtare të së shtunës. Sipas opozitës shkopinjtë e gomës dhe gazi lotësjellës që mbyti qendrën e Tiranës kanë qenë vendime politike të marra nga ministri dhe jo operacione policore të vendosura nga profesionistët. “Sandër Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi dhe krimineli tjetër me uniformë Arben Baro duhet të shkarkohen nga detyra dhe të hetohen menjëherë” ka thënë në një njoftim për shtyp ish deputeti Enkelejd Alibeaj. Lexo më tej: Andi Bushati: Lleshi, gjenerali i policisë së vdekur Po sipas ish deptetit opozita disponon prova se gjenerali në pension, lleshi i ka komanduar vetë aksionet e policisë gjë që i ndalohet me ligj dhe për këtë ekzistojnë tashmë filmime: “Ka prova filmike se Sandër Lleshaj, i cili në shkelje të ligjit komandon operacionet e policisë kundër opozitës, është duke u larguar si hajdut nga dera dytësore e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pasi njoftohet të shtunën në mbrëmje për zhvendosjen e protestës së opozitës”. Deri më tani nga selia blu nuk është dhënë asnjë provë për xhirime apo foto për atë që pretendohet. madje nuk është pëcaktuar nëse filmimet janë nga kamera amatore apo nga kamerat e vetë drejtorisë së policisë. Megjithëse në komunikatën e saj thuhet:”Partia Demokratike disponon të dhëna të mjaftueshme për ta çuar sadistin Sandër Lleshajn para drejtësisë për shkelje flagrante të ligjit të policisë së shtetit”! ©Lapsi.al

Lleshaj flet për rrahjen e Sahit Dollapit: Policia të duronte edhe pak

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI