Flash

Gattuso rimerr pankinën e Milan: ata që do t'a zëvendësonin kanë 'ngrirë'…

Lapsi.al 13 May 2019
Gattuso rimerr pankinën e Milan: ata që do t'a

"Kur loja bëhet e fortë, të fortët hyjnë në fushë" dhe Gattuso, në kohën kur jashtë Milanello kishte nisur llotaria për trajnerin e ri të kuqezinjve për sezonin e ardhshën, arriti të rimarrë Milanin. Mos ia kërkoni se si ia arriti, por duket se grumbullimi dënues, në mënyrë të dukshme, ishte një akt i nevojshëm kur shumë lojtarë ishin duke u zhdukur nga fusha. Gattuso i ka mbijetuar kështu spekticizmit të përgjithshëm, sidomos pas mbylljes së sezoni nga Caldara dhe tre javët pezullim për Paqueta.

Përqafimi pas ndeshjes me Fiorentina, me Bakayoko është sinjali që gjithçka është kaluar, sepse kualifikimi në Champions është përsëri dhe me të vërtetë i mundshëm. Një kompeticion që është duke u bërë një obsesion për kuqezinjtë, sepse mungon prej pesë vjetësh, por më shumë se sa një rezultat sportiv prestigjioz është një objektiv i rëndësishëm kampanie për Elliot, me 50 milionë euro e një marketing të versionit Gazidis të gatshëm në sirtar..

Gjithçka do të kalojë nga Torino të dielën në mbrëmje, nga Juventus – Atalanta sepse, pasi ka lënë shumë pikë në rrugë, Milan nuk mund të llogarisë më vetëm veten. Gjithçka mbetet pezull: Di Françesko, Simone Inzagi dhe të gjithë të tjerët e mundshëm trajnerë të rinj kuqezi janë të ngrirë, sepse një Champions në frymën e fundit tek Milan do ta bënte jo popullore largimin e menjëhershëm të Rinos. Skuadra është e gjitha me teknikun e saj dhe kjo ndoshta është sekreti i ringritjes së Milanit.

Të këshilluara

Eden Hazard: E kam marrë vendimin tim!

Sulmuesi i Chelsea, Eden Hazard konfirmon se ka marrë vendimin për të ardhmen. Lojtari i pwrfaqwsueses belge ka lënë të kuptohet se së shpejti do të largohet ng...

13:50

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI