Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Edhe mamaja e Loredanës e implikuar në skandalin e mashtrimit

Lapsi.al 14 May 2019
Edhe mamaja e Loredanës e implikuar në skandalin e mashtrimit

Dje u zbulua se të tjerë anëtarë të familjes së Loredanës dhe Mozzik janë përfshirë në historinë e mashtrimeve dhe zhvatjes së parave të shtetases Petra Z., në Zvicër.

Viktima e rrjetit të gjerë të mashtrimeve,  Petra Z., jo vetëm që transferoi para në llogarinë e reperes, por sipas burimeve për portalin “20 min.ch”, ajo ka transferuar para edhe tek anëtarët e tjerë të familjes, mes të cilëve te nëna e Loredanës dhe vëllai i Mozzik.

I pyetur për të ëmën e reperes, zyrtari për media në Prokurorinë e Kantonit të Lucernit, Simon Kopp ka thënë për Gazetën Insajderi se për momentin nuk ka nisur ndonjë hetim tjetër përveç reperes kosovare, Loredana Zefi.

“Ne aktualisht jemi duke kryer vetëm një hetim kundër zonjës Loredana Zefi”.

Nëna e Loredanës akuzohet se ka përfituar nga mashtrimi, shantazhi dhe zhvatja që Loredana i ka bërë çiftit zviceran, raporton Insajderi.

Dje u tha gjithashtu se vëllai i bashkëshortit të Loredanës, pra Getinjo, ka marrë  12.000 franga nga Petra Z., më 13.12.2017”, sipas “20 min.ch”.

Të këshilluara

Fejohet Jennifer Lawrence

Jennifer Lawrence, fituesja e Oskarit, veshi një fustan rozë nga L.Wells Bridal Sunday, për të festuar fejesën e saj me drejtorin e galerisë së artit Cooke Maro...

14:19

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI