Flash

Inter tre pikë për të shmangur skenarët: ja kombinimet për Champions

Lapsi.al 14 May 2019
Inter tre pikë për të shmangur skenarët: ja kombinimet

Kundër Chievo duheshin tre pikë dhe zikaltrit i morën. E po aq duhen tani për të patur sigurinë e kualifikimit në Champions League. Tre pikë që duhet të vijnë në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, mes sfidës së të dielës në San Paolo kundër Napoli e atë të javës së fundit në San Siro kundër Empoli. Me 69 pikë është fiksuar kuota e sigurisë së skuadrës së Spalletti.

Konferenca para ndeshjes e mbi të gjitha ajo pas saj, dëshmojnë klimën e tensionit që mbizotëron tek tekniku Luciano Spalletti, pavarësisht mohimeve. Një tension që edhe një fitore fondamentale nuk ka arritur ta fshijë, apo ta largojë të paktën. Hija e Antonio Conte është prezent e fati i teknikut toskan duket i shënjuar, me apo pa Champions. Spalletti mbrohet nga sulmet e kërkon me të gjitha mënyrat të "mbrojë Inter", duke bërë disa afirmime pikante: "Të mos harrojmë nga ku nisëm... Marotta kërkon të bëjë më të mirën, por shoh pabarazi trajtimi".

Me 69 pikë është siguria, sepse në këtë rast Milan e Roma, aktualisht 62, mbeten jashtë. Por ekziston mundësia që disa skuadra ti afrohen kuotës 68 e atëherë fillon klasifikimi i përplasjeve direkte: në rast të mbërritjes me pikë njësoj me Atalanta, Milan e Roma, do të ishte Champions për Inter e Milan. Në një garë të mundshme me tre, me Atalanta e Milan, do të avanconte skuadra e Gasperini dhe zikaltrit; në sprintin me Roma e Milan, do të buzqeshnin Inter dhe kuqezinjtë. Vetëm në një rast Inter do të mbetej jashtë Champions e kjo do të ndodhte në një garë treshe me Atalanta e Roma. Në rast se në shtëpinë zikaltër nuk duan të shkojnë tek llogaritë, duhet të fitojnë një nga dy ndeshjet e mbetura. Në fund të fundit e ardhmja është në duart e tyre.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI