Flash

Sezoni më i keq në 10 vjet për Ronaldo: ja si e shpëton debutimin me Juventus CR7

Lapsi.al 14 May 2019
Sezoni më i keq në 10 vjet për Ronaldo: ja si e shpëton

E pabesueshme, por sipas shifrave, sezoni aktual rrezikon të jetë më i keqi për Cristiano Ronaldo në 10 vitet e fundit. Loja e shifrave që prezantohet nga e përditshmja spanjolle As të bën të arrish konkluzionin se divorci i verës së kaluar nuk ka përmirësuar as CR7 e as Real Madrid.

Ronaldo ka luajtur 42 ndeshje për një total prej 3556 minutash mes kampionatit, Champions League, Kupës së Italisë e Superkupës italiane, me një total prej 28 golash. Një rezultat inferior ndaj të nëntë sezoneve të diskutuara me fanellën e Real. Në sezonin e parë me Blancos, pavarësisht një dëmtimi serioz, shënoi 33 herë, duke luajtur 7 ndeshje më pak.

Nga viti i kaluar në këtë edicion ka patur ndryshime domethënëse. Në këtë sezon, 1 gol cdo 127 minuta kundër 1 cdo 83,59 të sezonit të fundit me Real. Një gol mesatarisht për ndeshje vitin e kaluar kundër 0,67 të këtij viti. Në sezonin 2014-15, më i miri i portugezit, mesatarja e golave shkoi deri në 1,13 gola për ndeshje.

Sezoni nuk është mbyllur akoma, por arritja nuk duket e lehtë. CR7 ka ende ndeshjen kundër Atalanta e atë kundër Sampdoria për të realizuar të paktën 5 gola (për të barazuar sezonin e tij më të keq në 10 vitet e fundit) ose 6 (për të shpëtuar sezonin e tij të parë me Juventus). Mision që nuk është nga ata që portugezi nuk është mësuar ti kalojë: në 2014-15 shënoi 7 gola mes javës së 4 e të 5 në Deportivo La Coruna e Elche, 6 gola mes javës së 29 e 30 kundër Granada e Rayo Vallecano, 6 gola mes javës së parafundit dhe të fundit kundër Espanyol e Granada. Ndoshta Juventus nuk ka më objektiva për të arritur, por CR7 ka gjithnjë objektiva personalë për të ndjekur, e në këto dy javët e fundit do të bëjë të pamundurën për ta mbyllur mirë sezonin.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI