Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Kjo është shqiptarja që do të përfaqësoj Australinë në Miss World

Lapsi.al 15 May 2019
Kjo është shqiptarja që do të përfaqësoj

Vajzat e bukura shqiptare po bëjnë bujë ngado, veçanërisht jashtë kufijve të Shqipërisë këto kohë.

Pak ditë më parë ne u njohëm me Alba Veselin, vajzën shqiptare më të përfolur të momentit në Itali.

Bukuroshja u shfaq në spektaklin “Ciao Darwin” në Canale 5, duke i lënë të gjithë pa fjalë dhe ishte Olti Curri i pari që publikoi një foto të Albës nga spektakli, ku spikatej fiziku i saj i hatashëm (

Ndërsa sot Olti ka sjellë një tjetër bukuroshe shqiptare që ka rrëmbyer vëmendjen jashtë kufijve shqiptarë.

Bëhet fjalë për Klean, vajza simpatike me origjinë shqiptare që ka marrë përsipër që të përfaqësojë Australinë në Miss World.

Klea njihet në Instagram me emrin klea_aniavni dhe është shpallur Miss South Australia. Bukuroshja shqiptare njihet për tiparet e saj të theksuara, sytë me ngjyrë, vetullat e trasha dhe buzët me formë. Ajo madje ka dhe një motër binjake me të cilën ngjason jashtëzakonisht shumë.

Klea është krenare që është shqiptare dhe nuk ngurron ta tregojë origjinën e saj në Instagram, në fotot ku shfaqet e veshur me flamurin kuqezi.

Epo këto foto janë shembulli që vajzat shqiptare janë të bukura dhe tani këtë po e mëson mbarë bota!iconstyle

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI