Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Maluma: "Martesa" me Madonnën dhe suksesi i këngës Medellin

Lapsi.al 15 May 2019
Maluma: "Martesa" me Madonnën dhe suksesi i këngës

Maluma është një prej artistëve latinë më të pëlqyer në botë. Bashkëpunimi me Madonnën, “Medellin” është suksesi i tij i momentit pasi ka arritur 21 milionë klikme në Youtube për vetëm dy javë.

Në intervistën për Apple Music’s Beats, Maluma tha: “Ende nuk mund ta besoj. Kur shkova në Londër dhe Los Anxhelos për të përfunduar këngën me xhirime dhe cdo gjë, pasi bëra performancën në Billboard, ende nuk mund ta besoja se po më ndodhte mua. Unë vij nga ky qytet i vogël në Kolumbi, Medellin dhe gjithmonë kam ëndërruar për të. Unë doja gjithmonë të ndodhte por nuk e dija që do bëhej realitet. Por pas 8 vitesh punë, ai moment i madhe rdhi në jetën time”.

Sa i përket bashkëpunimit me mbretëreshën e popit, këngëtari shtoi: “Unë ndihem mirënjohës që Madonna më dha mundësinë të bëhesha pjesë e projektit të saj”.

Në projektin ritmik duket se Madonna, 60 vjece dhe Maluma, 25 vjec janë aktorë të lindur pasi martohen dhe nuk hezitojnë të shkëmbejnë puthje në buzë.

Maluma foli edhe për albumin e tij “11:11” që do publi8kohet më 17 maj dhe do ketë shumë bashkëpunime me artistët më të njohur latinë.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI