Flash

Superiore pa golashënues: më i miri i këtij viti, nuk kalon as lojtarët e krahut të një viti më parë

Lapsi.al 15 May 2019
Superiore pa golashënues: më i miri i këtij viti, nuk kalon as

Kampionati po vendos piketat finale, në kohën kur kanë mbetur edhe tre javë deri në fund të sezonit, por nëse mund të quajmë një ndër më interesantët e viteve të fundit, për rivalitetin e zonës europiane dhe mbijetesës, e deri në një pikë edhe titullit, është natyrisht ai që shfaqi dukshëm mungesën e sulmuesve lider, ose golashënuesve të lindur. Më të mirët e golave janë dy qendrat e Kukësit, Vasil Shkurtaj e Reginaldo, të ndarë nga vetëm një gol mes tyre, por nëse vëmendja përqendrohet tek shifra me të cilën do të mund të fitojnë Këpucën e Artë të kampionatit gjërat ndryshojnë. Numri 11, i ndarë mes Luftëtarit e Bluve, ka realizuar vetëm 11 gola, mjafueshëm sa për të mbajtur pas mozambikasin e Edon Hasanin e Tiranës me 10, por krahasuar me një vit më parë nuk do të ishte fare në pesë më të mirët.

Kohët kur Sowe shënonte 21 gola, e Sindrit Guri 20, ku edhe vetë Reginaldo ishte shumë më mbresëlënës me 18 rrjetat e realizuara, duken të largëta, e megjithatë kanë qenë vetëm sezonin e kaluar, kur rastet e humbura nuk ishin kaq shumë, e ku ftohtësia para porte e këtyrë protagonistëve entuziazmonte tifozët në stadiume. Efikasiteti i lojtarëve që udhëhoqën skuadrat në këtë edicion është pak të thuash i ulët, mjafton të thuash se shënuesi më i mirë i kampionëve të rinj, Asani ka shënuar vetëm 8 gola, ndërsa më i miri i sulmuesve të kampionatit, nuk ka kaluar as kuotën e shënuar nga winger-at e një sezoni më parë, ku sa për të përmendur Abazaj arriti 13, e Bakaj 12.

Natyrisht janë disa ndeshje më pak të luajtura, ato në tavolinë kundër Kamzës, por megjithatë shifrat kanë disbalancë të madhe. E të mos harrojmë, se janë sulmuesit ata që i bëjnë tifozët të dashurohen me futbollin…

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI