Flash

Arbitra të Fifa-s dhe shpërblim për 'kokën' e Tiranës: Kastrioti bëhet gati për sfidën

Lapsi.al 16 May 2019
Arbitra të Fifa-s dhe shpërblim për 'kokën' e

Një ndeshje për të mos u humbur: e tillë konsiderohet ajo në Selman Stërmasi kundër Tiranës, në një 90 minutësh që mund të vendosë shumë për fatet e dy skuadrave, në përcaktimin se cila do të jetë ajo që do të shoqërojë Kamzën jashtë Superiores. E në këtë pikë, në Krujë janë gati të bëjnë të gjitha lëvizjet për të qenë gati për rëndësinë e ndeshjes. Drejtuesit e klubit, pasi kanë dhënë premion për fitoren fondamentale kundër Flamurtarit e kanë bërë të qartë se shpërblimi do të jetë edhe më i madh në rast të një rezultati pozitiv kundër Tiranës në transfertë.

Kastrioti e ka seriozisht dhe nuk impresionohet aspak nga emri i madh me të cilin duhet të luajë sfidën mbijetesë: kërkesa zyrtare e krutanëve është garanci arbitrimi nga Federata Shqiptare e Futbollit, duke i besuar kështu arbitrave të FIFA-s. Në anën tjetër, për të mbajtur larg presionit skuadrën është menduar grumbullimi dy ditor në Kamëz. Tekniku Bledar Devolli do të ketë mungesën e sigurtë të shkodranit Kalaja, ndërsa ka ende një dilemë përsa i përket mënyrës si ti përballojë bardheblutë, duke qenë se edhe një pikë mund të jetë shumë e vlefshme, me kalendarin në vazhdim.

Statistikat e 2019 janë në favor të formacionit të Devollit, që krahasuar me Tiranën, ka marrë më shumë fitore e ka shënuar më shumë gola. Por kjo vlen vetëm si tregues i formës së mirë të Kastriotit, sepse në një finish me pikë të barabarta, ajo që do të buzqeshë është Tirana, falë ndeshjeve direkte.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI