Flash

Joao Mario nuk impenjohet në stërvitje: Spalletti e dërgon në shtëpi...

Lapsi.al 16 May 2019
Joao Mario nuk impenjohet në stërvitje: Spalletti e dërgon

Edhe pse janë dy javë për tu diskutuar akoma, mund të ketë mbërritur në fund aventura e Joao Mario me fanellën e Inter. Luciano Spalletti, në fakt, ka përjashtuar portugezin nga seanca stërvitore, duke mos aprovuar sjelljen e treguar nga lojtari në fushë. Rendimenti i punës të Joao Mario nuk i ka pëlqyer trajnerit, sipas Sky, e ky është shkaku i ndërprerjes së stërvitjes për portugezin në Appiano Gentile. Ftesa është për t’u riparaqitur nesër në mëngjes, por me një rendiment më të lartë.

Asnjë problem fizik për portugezin, ashtu si u mendua fillimisht, por një zgjedhje e teknikut toskan. Një thyerje e marrëdhënieve, që me shumë mundësi paraprin divorcin e pashmangshëm në fund të sezonit. Joao Mario nuk ka lënë pothuaj asnjë gjurmë me fanellën zikaltër, duke mos justifikuar asnjëherë 45 milionët e investimit të bërë në verën e 2016.

Të këshilluara

Zyrtare, Inter e Skriniar deri në 2023

Ishte në ajër prej javësh, sot ka mbërritur zyrtarizimi: Milan Skriniar ka rinovuar kontratën me Inter për një tjetër sezon, me përmirësim të pagesës. Skadenca ...

17:00

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI