Flash

Parlamenti estradë/ Interpelanca qesharake me ministren Gjonaj

Lapsi.al 16 May 2019
Parlamenti estradë/ Interpelanca qesharake me ministren Gjonaj

Përditë ka edhe më keq. Pas fjalimeve plot gafa të Rudina Hajdarit, pas ndërhyrjeve dialektore të Myslim Murrizit, pas këpucëve të kuqe të Kujtim Gjuzit, në seancën e kësaj të enjteje është përdhosur edhe një standart tjetër i parlamentarizmit. Ministria Etilda Gjonaj ishte thirrur në interpelancë nga ish vartësi i saj, si ish zv/drejtor i burgjve, Lefter Maliqi, që prej pak ditësh është shndërruar nga punonjës i administratës së rilindjes, në deputet të PD-së.

Dhe për çfarë e kishte thirrur Maliqi, Gjonajn në interpelancë? Për të larë hesapet që, ky demokrat i konvertuar, disa herë ka pasur me drejtorin që kishte mbi kokë, socialistin Agim Ismaili.

Pra shkurt, debati mes shumicës parlamentare dhe opozitës "radikale", ka kulmuar në një sherrnajë për drejtorinë e burgjeve.

“Ju keni emëruar drejtor të përgjithshëm të burgjeve, Agim Ismailin, një njeri me probleme shumë të mëdha, unë iu kam shprehur shqetësimin edhe juve edhe zotit kryeministër. Meqë iu dhimbset drejtoria e burgjeve, e para çfarë shkolle ka mbaruar ky person? Se më rezulton që ka mbaruar Kristalin, e dyta a e keni parë të shkuarën e tij që është liruar nga policia ku akuzohej për lidhje ndërkombëtare me drogën? Në 2004 shkarkohet për paaftësi në detyrë, për fyerje dhe shantazhe”, ka dërrmuar rëndë qeverisjen Lefteri. Ai shoi edhe më tej duke vazhduar se “Ismaili ka kërcënuar përmes email-eve punonjëset femra të policisë së burgjeve, ndërsa tha se i ka quajtur këto të fundit me etiketime si "dordolec".

Gafat/ Si u kthye parlamenti në sallë estrade (Video+foto)

Pas këtyre akuzave, ministria e Edi Ramës, Etilda Gjonaj u ngrit me një seriozitet të theksuar në podium, për të respektuar interpelancën e opozitës. Ajo i kujtoi Maliqit se ai deri para pak kohësh kishte qenë punonjës i saj dhe, nëse i kishte pasur këto shqetësime, le t'i drejtohej organeve të drejtësisë.

Me kaq kjo seancë solemne e interpelancës së drejtuar nga Vasilika Hysi u mbyll. Publiku që e ndoqi “live” e pati të vështirë të kuptonte nëse kishte të drejtë Lefteri që e kishte inat ish drejtorin e tij, apo Etilda që mbronte vartësin aktual.

Gjithësesi të tërë ata që akuzojnë se në Kuvend po shuhet pluralizmi sot kanë marrë një shuplakë të fortë. Aty mund të ndjekin, fjalimet që i diktojnë Rudinës, shpërthimet e Kujtimit dhe interpelancat e Lefterit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI