Flash

Vëllai i Dybala zbulon eksodin tek Juventus: "Paulo i pakënaqur, nuk do të jetë i vetmi që largohet"

Lapsi.al 16 May 2019
Vëllai i Dybala zbulon eksodin tek Juventus: "Paulo i pakënaqur,

Paulo Dybala është një nga lojtarët e përfolur si të mundshëm për tu larguar nga Juventus, për shkak të raportit të thyer me Allegri (gjithnjë nëse tekniku mbetet bardhezi). Një detaj më shumë që e konfirmon situatën vjen nga fjalët e vëllait të Joya, Gustavo: "Ka shumë mundësi që Paulo të largohet nga Juve, ka nevojë për një ndryshim. Nuk është i lumtur dhe nuk do të jetë i vetmi që do të largohet".

Gustavo Dybala, duke folur për Radio Impacto Cordoba, ka specifikuar motivet e mungesës së lumturisë së të vëllait: "Jashtë fushës asnjë problem me Cristiano Ronaldo. Problemet janë në fushë: nuk mundesh kundër tij e Paulo është i ri...". Mbi dicka Gustavo nuk zbilancohet: "Do të qendrojë në Itali ose do të shkojë jashtë? Këtë nuk mund ta them. I përshtatej shumë Italia, por tani jo më".

Alarmi në shtëpinë e Juventus duhet të bjerë në pjesën e intervistës në të cilën Gustavo flet edhe për lojtarët e tjerë të skuadrës: "Shumë futbollistë bardhezinj janë të pakënaqur, jo vetëm Paulo. Nuk do të jetë i vetmi që do të largohet".

Të këshilluara

Zyrtare, Inter e Skriniar deri në 2023

Ishte në ajër prej javësh, sot ka mbërritur zyrtarizimi: Milan Skriniar ka rinovuar kontratën me Inter për një tjetër sezon, me përmirësim të pagesës. Skadenca ...

17:00

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI