Flash

Kohë vendimesh: Icardi zbulon të ardhmen në Instagram

Lapsi.al 17 May 2019
Kohë vendimesh: Icardi zbulon të ardhmen në Instagram
Nuk është akoma zyrtarizimi si në rastin e divorcit të Allegrit nga Juventus, por fjalët janë mjaftueshëm të përcaktuara në këtë rast. Mauro Icardi, ashtu si ndodh shpesh, zgjedh rrjetin social për të qartësuar pozicionin e tij mbi të ardhmen. Postimi në fakt nuk lë asnjë vend për ngatërresë: "Meqë në kohët e fundit shtypi ka marrë përsipër të pasqyrojë lajme që nuk janë as mendimi e as vullneti im – shkruan argjentinasi -, e kam të rëndësishme të informoj tifozët tanë, që i kam komunikuar në më shumë se një rast shoqërisë se qëllimi im është të qendroj tek Inter". Sulmuesi zikaltër vazhdon më tej: "Kështu, nga sot e tutje, nuk do të krijohen keqkuptime të asnjë lloji. I kuptoj interest e shtypit të shesë lajme false, por më shumë se ti qartësoj gjërat personalisht nuk mund të bëj". E në fund, Icardi saktëson: "E përsëris, i kam shprehur Inter vullnetin tim për të qendruar, sepse Inter është familja ime. Koha do të thotë se kush ka thënë të vërtetën. Forca Inter, gjithmonë".

Të këshilluara

Gasperini tek Roma, ka një sponsor...

Tek Roma vazhdon gjuetia për një trajner. E duket se tani e gjithë vëmendja është përqendruar tek Giampiaro Gasperini. Ndërsa po shkon drejt fundit sezoni i Ata...

12:17

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI