Flash

Misteri Luis Enrique mban pezull Spanjën: tekniku mungon në pankinë për sfidat e ardhshme

Lapsi.al 17 May 2019
Misteri Luis Enrique mban pezull Spanjën: tekniku mungon në

Një rikthim (Isco), një surprizë (Cazorla) e një mungesë e madhe, ajo e Luis Enrique, që shton dyshimet e paqartësitë në pankinën e Roja. Ndërsa federata spanjolle lajmëron listën e 23 të grumbulluarve për impenjimin e dyfishtë në kualifikueset europiane kundër Ishujve Faroe e Suedisë (7 e 10 qershor), vëmendja përqendrohet në lamtumirën e mundshme të teknikut asturian, për motive personale. Të njëjtët që në 26 mars e ndaluan të udhëhiqte skuadrën në sfidën kundër Maltës e që, në fakt, do ta mbajnë larg të paktën deri në fillim të shtatorit (kur Roja të ndeshet me Rumaninë e Ishujt Faroe). Luis Enrique nuk do të shkojë në grumbullim me skuadrën, që do ti besohet ndihmësit të tij Roberto Moreno.

Për momentin, Luis Enrique uk ka komunikuar ende qëllimet e tij, por ndihmësi Moreno ka larguar zërat për një largim, duke garantuar se "nuk ka ndryshuar asgjë. E vetmja diferencë është se (Luis Enrique) nuk mund të jetë gjithnjë prezent, por jemi në kontakt konstant, edhe në videokonferencë. Grumbullimet, ashtu si të gjitha vendimet e direktivat janë zgjedhje të tij". Në të njëjtën linjë ka qenë edhe drejtori sportiv Molina që ka mohuar cdo mundësi ndarje me Enrique, që mbërriti në krye të Roja gati një vit më parë. Pavarësisht deklaratave, cështja mban në ankth Spanjën, me shtypin që ka nisur të hamendësojë zëvendësuesin. Mes kandidatëve kryesorë, sipas Marca, do të jetë Abelardo Fernandez, që vjen nga eksperienca e Alavés.

Lista e 23 lojtarëve të Spanjës:

Portierë: De Gea, Pau Lopez, Kepa.

Mbrojtës: Sergi Roberto, Alba, Navas, Ramos, Iñigo Martínez, Diego Llorente, Hermoso, Carvajal, Gayá.

Mesfushorë: Rodri, Isco, Parejo, Asensio. Busquets, Ruiz, Cazorla.

Sulmues: Rodrigo, Morata, Aspas, Oyarzabal.

Të këshilluara

Gasperini tek Roma, ka një sponsor...

Tek Roma vazhdon gjuetia për një trajner. E duket se tani e gjithë vëmendja është përqendruar tek Giampiaro Gasperini. Ndërsa po shkon drejt fundit sezoni i Ata...

12:17

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI