Flash

Rama memec për humbjen e mbi 100 milionë eurove kundër Bechetit

Lapsi.al 17 May 2019
Rama memec për humbjen e mbi 100 milionë eurove kundër Bechetit
Kryeministri Edi Rama nuk ka mohuar të enjten në ‘Opinion” zërat se qeveria e drejtuar prej tij i ka shkaktuar buxhetit të shtetit shqiptar një dëm prej më shumë se 100 milonë eurosh, në një proces të zhvilluar në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar (ICSID) në Uashington, kundër biznesmenit Italian Francesko Bechetti. “Në arbitrazh ka një klauzolë konfidencialiteti që deri në mbarim të procesit, palët nuk shprehen. Ka një klauzolë konfindecialiteti që i obligon palët të mos shprehen pasi është gjykata që në përfundim të procesit do të shprehet. Për momentin kemi portalet ” është mjaftuar të thotë shefi i qeverisë, pas akuzave të bëra nga shumë personazhe publike për këtë dëm të madh financiar që i është shkaktuar Shqipërisë. Ajo që bie në sy në qëndrimin e kryeministrit është kujdesi për tu fshehur pas konfidencialitetit ndërkohë që për çështjen Beccheti ai nuk ka qenë kurrë i tillë, madje ka nxituar ta quajë edhe pastrues parash pa u shprehur drejtësia për këtë. Ajo që bie gjithashtu në sy, ndryshe nga sa ndodhi në rastin e mëparshëm të një procesi ligjor kundër pronarit të Agon Channel, është se edhe mediat pro qeveritare po heshtin ndaj këtij dëmi financiar pa precedent. Pra të gjitha sinjalet janë që shteti shqiptar të jetë ndëshkuar nga Gjykata e arbitrazhit. Sipas informcioneve të Lapsi.al vendimi është marrë më datë 24 prill 2019, por nuk është zbardhur ende në faqen zyrtare të ICSID. Sipas lajmeve të shpërndara deri më tani bëhet fjalë për një dëm të shtetit tonë me mbi 100 mln euro që Shqipëria duhet t’i paguajë biznesmenit italian. Në qershrin e vitit 2016, qeveria e rilindjes mori një aksion të paprecedent kundër Biznesve të Farancesco Bechettit. Ajo mbylli dyert  televizionit Agon Channel si dhe sekuestroi hidocentralin e Kalivaçit, i cili më pas iu dha kompanisë Fusha, që do prishte edhe Teatrin Kombëtar. Aso kohe qarkulluan dy versione për këtë goditje me hije të mëdha dyshimi. i pari ka të bëjë me një ndërhyrje nga sferat më të larta të politikës italiane që në atë periudhë drejtohej nga kryministri, mik i Ramës, Mateo Renzi. Sipas saj, një nga kompanitë e mëdha publike e përtej Adiatikut qe përfshirë në një proces të vështirë gjyqësor kundër Becchettit dhe qeverisë shqiptare iu kërkua të bëhej palë në këtë betejë. Versoni i dytë është ai i presionit të stërmadh të mediave vendase për të nxjerrë jashtë tregut një konkurent që po hynte në garë në mënyrë jo luajale. Nuk dihet sa të vërtetë ka në këto hipoteza, por ajo që mund të thuhet me siguri është se vendimi kundër Beechetit ishte një vendim politik, të cilit i vuri gjoksin vetë Edi Rama. Statuset dhe deklaratat e tij ishin skandaloze. Pa një hetim dhe gjykim ai e shpalli biznesmenin italian një mafioz ndërkomëtar dhe një pastrues parash. Pas kësaj u vu në lojë gjithë makineria shtetëore e cila i imbylli të gjitha ativitetet e tij në vend dhe kërkoi arrest ndërkombëtar. Lexo me tej:

Andi Bushati: Çështja Becchetti/ Pasqyra e turpit të mediave tona

Me sa duket ky implkim politik dhe shkeljet e ligjit me trysni qeveritare që kanë bërë bashibozukët e Rilindjes, kanë qenë atutë e Franceco Becchetit në procesin e Uashingonit.  Për këto gafa taksapaguezit shqiptarë rrezikojnë të humbasin shumën marramendëse mbi 100 milionë euro. Në një farë mënyre atë nuk e ka mohuar edhe vetë Rama në përgjigjen e tij (lexoje të plotë poshtë), por duke i shmangur pyetjes se a duhet që të paguajnë shqiptarët për kapriçot e shefit të tyre. Pasi Gjykata e Strazburgut e dënoi qeverinë për prishjen e pallatit të Bashës në Vlorë me 12 milionë euro, Francesco Beccheti po përgatitet të marrë një shifër së paku dhjetë fish më të madhe. Sipas ish ministrit të drejtësisë Petrit Vasili, në një letër konfidenciale që ai i dërgonte ish shefit të vet kryeministër, shuma që shteti shqiptar rrezikon të humbasë në proceset ndërkombëtare është mbi 2 miliardë euro. ©Lapsi.al Rama: E vërteta e humbjes së gjyqit 110 milionë euro me Becchetti-n    

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI