Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Video/ City bën historinë, 6-0 ndaj Watford: skuadra e parë që fiton të gjithë trofetë në Angli

Lapsi.al 18 May 2019
Video/ City bën historinë, 6-0 ndaj Watford: skuadra e parë

Manchester City fiton FA Cup për herë të gjashtë në histori. Në Wembley Watford është shkatërruar 6-0, në një ndeshje që pak ngjante me finale. Hornets shkuan pranë avantazhit me Pereyra, por City kalon frikën dhe merr kryesimin me David Silva në të 26’, përpara se të dyfishonte Sterling në minutën e 39'. Në pjesën e dytë Bruyne (61') rrumbullakos rezultatin, Gabriel Jesus (68') e dy herë të tjera Sterling (81' e 87') kompletojnë shifrat. Citizens janë skuadra e parë angleze që arrin en-plein të trofeve kombëtare: katër në katër.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/da/dANk.mp4

Anglia që tmerroi Europën me katër skuadra në dy finale, dominohet plotësisht nga Manchester City. Skuadra e Guardiola fiton edhe FA Cup dhe e bën në mënyrën e saj: duke shkatërruar konkurencën. Watford turpërohet 6-0. Pas Community Shield, Kupës së Lega e Premier League, Citizens bëjnë katër trofe në katër të mundshëm në Angli.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/nb/nbE7.mp4

Në fërshëllimën e fundit të një ndeshje të dominuar plotësisht, shpërtheu festa për një skuadër që komandon futbollin e ishullit, por që ka gjithnjë njollën e përhershme: në Europë është eleminuar përsëri në cerekfinale. E si për ta patur më të rëndë, pikërisht nga një skuadër angleze.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/pr/PrGz.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ok/OKZX.mp4

Të këshilluara

"Inzaghi, jo tek Juventus": Lotito vendos veton

Fitorja në Kupën e Italisë ka risjellë qetësi në shtëpinë e Lazio, por Simone Inzaghi ka përfunduar në shënjestrën e Juventus që po kërkon të zëvendësojë Allegr...

10:24

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI