Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Lamtumirë pas 11 vjetësh: Company largohet nga Manchester City për tu bërë trajner-lojtar i Anderlecht

Lapsi.al 19 May 2019
Lamtumirë pas 11 vjetësh: Company largohet nga Manchester City

Dy postime të gjata në Facebook për të treguar largimin pas 11 vjetësh nga Manchester City e për të zbuluar aventurën e tij të re në moshën 33 vjecare. Vincent Kompany arkivon kështu historinë e gjatë angleze ("Faleminderit të gjithëve, tani për mua mbërriti momenti të shkoj") e njofton rikthimin në Belgjikë: "Do të jem trajner-lojtar i Anderlecht për tre sezonet e ardhshme. Kam mësuar shumë nga Guardiola, një trajner i shkëlqyer, në tre sezonet e fundit".

Kompany largohet nga Manchester City pas 11 sezonesh në të cilat ka fituar pothuaj gjithcka: 4 Premier League, 4 Kupa të Ligës, 2 FA Cup e 2 Community Shield. Pavarësisht shumë dëmtimeve në sezonet e fundit, mbrojtësi qendror belg ishte deciziv këtë vit me golin e pabesueshëm të shënuar ndaj Leicester që i dha tre pikët jetësore Citizensnë betejën për titull me Liverpool. "E kam imagjinuar këtë moment shumë herë dhe akoma nuk më duket reale. Manchester City më ka dhënë gjithcka e kam provuar tia kthej sa më mirë. Tani është momenti të iki" shkruan belgu.

Tani misioni i ardhshëm është një tjetër sfidë e madhe. "Në tre vitet e fundit kam asistuar, kam marrë pjesë, analizuar, thithur e studiuar. Man City luan futbollin që dua të luaj, futbollin që dua të mësoj e që tifozët duan të shohin".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI