Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Përjashtim nga Kupat? Pakt me Uefa për të rregulluar bilancin: ja plani i Milan

Lapsi.al 19 May 2019
Përjashtim nga Kupat? Pakt me Uefa për të rregulluar bilancin: ja

Ndërsa Inter ka dalë zyrtarisht nga Settlement Agreement, Milan po merret ende me Fair Play Financiar e situata është ende shumë e komplikuar. Lajmet e orës së fundit flasin për vullnetin e shoqërisë kuqezi, për të mos bërë ankimim në Cas për të gjetur një dialog me Uefa e për të bërë pakt.

Për momentin Milan ka marrë nga organizmi në Nyon një gjobë 12 milionë euro e detyrimin për një organikë të reduktuar në Europë për dy sezonet e ardhshme, në rast të kualifikimit, për mos respektimin e parametrave të FPF në tre vjecarin 2014-2017. Kuqezinjtë duhet të arrijnë barazimin e bilancit brenda 2021, për të evituar përjashtimin nga Kupat. Për më tepër shoqëria e Aldo Rossi është paralajmëruar përsëri nga Dhoma Arbitrale CFCB për veprimet konkluzive në 2016, 2017 e 2018.

Milan është në pritje, por rrezikon, këtë herë më shumë se kurrë, përjashtimin nga Kupat për një ose më shumë sezone. Vendimi duhet të mbërrijë mes fundit të majit dhe gjysmës së qershorit e mund ti përkasë sezonit të ardhshëm.

Corriere della Sera ka bërë të ditur se Milan po përpiqet të bëjë një pakt. Avokatët e shoqërisë kuqezi, në pritje të seancës, kanë studiuar kartat që kanë në duar dhe ankimimi në Cas është një rrugë pak e përshkueshme. Gazidis është gati të pranojë një vit ndalim (vetëm në rast të kualifikimit në Europa League e jo në Champions) për të patur një plan rikthimi afatgjatë në mënyrë që të programojë të ardhmen më me qetësi. Idea është të sakrifikojë një vit në Europa League për të rregulluar bilancet, ndërsa në rast të Champions League, do të jetë ende betejë ligjore.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI