Flash

E lidhur me një nga binjakët e Al Pazar? Çfarë thotë Jonida Maliqi

Lapsi.al 20 May 2019
E lidhur me një nga binjakët e Al Pazar? Çfarë thotë
Një lidhje e re në showbiz-in shqiptar po përflitet bujshëm sot në mediat shqiptare.“Anabel” shkruan se 3 vite pas divorcit me ish-partnerin prej 17 vitesh, Gent Prizreni, Jonida Maliqi është në një romancë me aktorin e humorit të “Al Pazar”, Romeo Veshaj. Sipas portalit, thashethemet e para nisën në gusht të një viti më parë, kur Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi shiheshin të postonin foto në ambiente të njëjta. Madje zërat u shtuan kur Romeo publikoi një foto me një vajzë misterioze brune, për të cilën ndjekësit thanë se ishte Jonida. “Iconstyle.al” kontaktoi personalisht me këngëtaren Jonida Maliqi, e cila është ende nën ethet e garës në Eurovision ku dha një performancë të jashtëzakonshme të shtunën.Këngëtarja nuk pranoi të fliste për lajmin duke thënë se nuk dëshiron që jeta e saj private të bëhet publike “Jeta ime personale, dua të mbetet e tillë”, u shpreh Jonida duke mos konfirmuar asnjë gjë rreth romancës së përfolur me aktorin. Ata e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, madje aktori i “Al Pazar” ashtu si çdo artist shqiptar, ishte një ndër mbështetësit e flaktë të Jonidës për garën e saj në Eurovizion.Por duke qenë se kjo nuk vërteton asgjë për raportin mes tyre, e vetmja gjë që na mbetet është t’ia lëmë kohës.Nga ana tjetër, kjo është hera e parë që Romeo përflitet për jetën e tij romantike, ndryshe nga i vëllai binjak Donald, për të cilin thuhet se po jeton një romancë me moderatoren Bora Zemani. Dyshja ende nuk ka konfirmuar asgjë për mediat.
 
View this post on Instagram
 

#3-shat @romeoveshaj @donaldveshaj

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on

Të këshilluara

Scarlett Johansson i jep fund beqarisë

Scarlett Johansson dhe Colin Jost do të martohen! Pas dy vjetësh të lidhur, çifti i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar, bën me dije “Associated Press”. ...

09:58

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI