Flash

Komedia e Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës me filmin në Kanë.

Lapsi.al 20 May 2019
Komedia e Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës me filmin në Kanë.
Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata po luajnë një tjetër komedi me komedinë e tyre "Dy gisht mjaltë". Prej dy ditësh publiku shqiptar është bombarduar me titujt e mediave për pjesmarrjen e tyre ne Cannes në festivalin e njohur të filmit që po zhvillohet këto ditë. Madje për tu bërë e gjitha më spektakolare ata kanë shpërndarë një video në tapetin e kuq duke ngjitur shkallët e festivalit. Ajo video duhet parë dhe riparë, jo për faktin sepse aktorit iu morën enkas këmbët, por për mënyrën se si Ermali dhe Elvana impostohen në këtë farsë.
Ideja që kërkohet të jepet është se ata po parakalojnë aty ku shkelin gjithë yjet e filmit botëror që janë pjesmarrës në festivalin më prestigjoz të globit, ose që janë aty të ftuar prej organizarorëve. Parodia i kapërcen kufijtë e çdo imagjinate. Të dy shqiptarët kanë ngritur enkas për këtë frakët dhe fustanët e ballos (njesoj si pese valixhet e Jonida Maliqit ne Eurosong) kanë arritur të marrin me qera një kamera, kanë vënë dikënd pas turmës që ti filmojë dhe me një seriozitet qesharak marshojnë mbi tapet, madje madje, përshëndesin dhe publikun që qëndron në dy anët e qilimit të kuq, sikur francezët apo turistët e grumbulluar aty, jo vetëm i njohin por edhe çmenden pas famës së dy yjeve shqiptarë. Kjo komedi e neveritshme që buron prej manisë për tu hequr ata që nuk jemi dhe nga nevoja për të gënjyer shqiptarët për një famë që nuk ekziston, ka vetëm një të vërtetë. Po, Elvana dhe Ermali kanë qenë në Kanë. Por ata nuk kanë pasur ashtu sikurse thuhet aspak lidhje me festivalin. Ata kanë qenë në një nga aktivitetet e shumta komerciale që zhvillohen përreth tij. Ai quhet "Le Marshe du film" ku mund te shkojë kush të dojë , pa seleksionim, për të promovuar krijimin e tij. Kundrejt një tarife sejcili mund të akreditohet aty, të projektojë kundrejt një çmimi filmin e vet ne salla që nuk kanë lidhje me festivalin, të marrë apo të japë broshura në stenda. Një abonim e ditor për të marrë baxhën e pjesmarrjes në këtë treg vjen 50 euro për çdo person, sipas faqes online të këtij pazari (shiko poshte). Kjo është dhe komedia e komedisë "Dy gisht mjaltë". Ermali dhe Elvana kanë udhëtuar drejt bregut të kaltër, në rivierën franceze për pak tregëti dhe për pak turizëm. Por e gjitha kjo, i është servirur publikut shqiptar si një prezantim i "Dy gish mjaltë" në festivalin e Kanës, madje duke shpërndarë edhe video të marshimit karambolesk të protagonistëve mbi tapetin e kuq.     ©Lapsi.al

Të këshilluara

Brexit "rrëzon" kryeministren Theresa May

Kanë dështuar sërish bisedimet midis partisë qeverisëse të konservatorëve dhe laburtistëve opozitarë për negocimin e një zgjidhjeje që do të mundësonte tejkalim...

14:42

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI