Flash

PSG reagon ndaj deklaratave të Kylian Mbappé

Lapsi.al 20 May 2019
PSG reagon ndaj deklaratave të Kylian Mbappé

PSG ka reaguar ndaj deklaratës së bujshme të Kylian Mbappé dhënë gjatë ceremonisë së trofeut të UNFP. Klubi i kryeqytetit francez nxorri një deklaratë përmes së cilës shprehu bindjen për vazhdimësinë e qëndrimit të ish-yllit të Monaco edhe për sezonin e ardhshëm.

Përveç bindjes për vazhdimësinë, PSG ka nënvizuar "lidhjen tejet të ngushtë të krijuar mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappé këto dy vite duke theksuar se historia e përbashkët do të vijojë sezonin e ardhshëm".

"Me ambicien e përbashkët për të lënë gjurmë në historinë e futbollit evropian, 50 vjetori i PSG-së, një moment i shumëpritur për të shkruar së bashku një faqe të ndritur të historisë së klubit tonë, tek e cila çdo aktor i rëndësishëm duhet të marrë pjesën e tij, gjithmonë duke kontribuar për kolektivin", shkruhet ndër të tjera në deklaratën për shtyp. Fjalia e fundit është një përgjigje e mirëmenduar ndaj kërkesave të ndërkombëtarit francez.

https://twitter.com/PSG_inside/status/1130518511401525249?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1130518511401525249&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.goal.com%2Ffr%2Fnews%2Fle-psg-reagit-aux-declarations-de-kylian-mbappe%2F2m7sc6msy0qs1ozpgmd6ia39j

Fjalët e artikuluara nga Kylian Mbappé 24 orë më parë, kanë tronditur botën e merkatos së futbollit. “Ky ishte sezoni im i katërt në Ligue 1 e kam mbërritur ndoshta në zhvillimin e parë ose të dytë në karrierë. Ndoshta ka ardhur momenti të marr më shumë përgjegjësi. Shpresoj tek Psg, e do të më vinte mirë, ose ndoshta diku tjetër ku ka një projekt të ri”. Deklarata të sinqerta të lojtarit, por që kanë vënë në alarm PSG, duke bërë që në anën tjetër të ëndërrojnë tifozët e gjysmës së Europës, e në vecanti ata të Real Madrid.

Kujtojmë se kontrata Mbappé me kampionët e Francës shtrihet deri në vitin 2022. Drejtuesit e klubit janë të vendosur ta mbajnë sulmuesin e talentuar duke pasur parasysh jo vetëm investimin e bërë (140 milionë euro), por edhe sezonin e jashtëzakonshëm që sapo ka përfunduar (38 gola në të gjitha kompeticionet).

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI