Flash

Surprizon Edy Reja: Partizani klubi me më shumë përfaqësues në kombëtare

Lapsi.al 20 May 2019
Surprizon Edy Reja: Partizani klubi me më shumë përfaqësues

Nuk ka më kohë për të humbur dhe tekniku i ri i kombëtares Edy Reja, për njohjen sa më të mirë të lojtarëve që do të ketë në dispozicion, ka vënë në agjendë një mini-fazë përgatitore, përpara grumbullimit në Gjermani në vigjilje të dy takimeve eleminatore për Euro 2020: transfertën me Islandën dhe sfidën në shtëpi me Moldavinë. Tekniku italian ka nisur punën në Tropikal ku për gati një javë do të punojë me 9 nga lojtarët e grumbulluar. Bëhet fjalë për ata lojtarë që kanë përfunduar kampionatet e tyre, edhe pse ka edhe pengesa nga klubet, si në rastin e Ndojit, që edhe pse e ka mbyllur kampionatin, nuk është lejuar nga Brescia të udhëtojë para kohe.

Ajo që bie në sy në përzgjedhjen e parë të teknikut Reja, përpara publikimit zyrtar, është vëmendja e treguar për Superioren. Lorenc Trashi, pas thirrjes me fat, pas dëmtimit të Ramadanit, në listën e fundit të Panuccit, është bërë zgjedhje për 73 vjecarin, që ka marrë në konsideratë arritjen e Partizanit të sapo kurorëzuar kampion dhe formën e treguar nga lojtarët. Bashkë me xholin e krahut të majtë ftesa është edhe për Telushin, që bashkë me Alban Hoxhën i bëjnë të kuqtë skuadrën më të përfaqësuar.

Natyrisht tekniku ka menduar këtë sistem pune, për të mbajtur skuadrën pranë tifozëve të tyre e për të qenë në kontakt me median, në mënyrë që të mos krijohet një distancë që në hapat e parë të rrugëtimit. Tekniku Reja do të punojë bashkë me lojtarët e përfaqësueses U-21 që kanë përfunduar impenjimet e tyre, deri të dielën e 2 qershorit, kur grupi të jetë kompletuar 85%. Pikërisht atëherë skuadra do të udhëtojë në mëngjes drejt Frankfurt, për një grumbullim katër ditor deri më datë 6 Qershor, me ekipin të plotë tashmë. Kuqezinjtë do të nisen të enjten për në Rejkjavik ku do të zhvillojë dy séanca stërvitore përpara sfidës me Islandën ku do të bëjë debutimin në pankinë Edy Reja.

Të këshilluara

Video/ Mertens fundos Interin

Napoli ka shënuar edhe golin e dytë në San Paolo në sfidën kundër Inter. Zikaltrit nuk kanë mundur të qendrojnë në lojë dhe në minutën e 61 kanë pësuar edhe gol...

21:54

Video/ Napoli në avantazh me Zielinskin

Napoli merr avantazhin përballë Inter, në një ndeshje shumë të rëndësishme për ambicjet e zikaltërve për Champions. Zielinski ka shënuar golin e parë në minutën...

21:17

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI