Flash

Eva Grimaldi martohet me të dashurën e saj prej 7 vitesh

Lapsi.al 21 May 2019
Eva Grimaldi martohet me të dashurën e saj prej 7 vitesh

Aktorja  italiane Eva Grimaldi është martuar me të dashurën e saj prej 7 vitesh Imma Battaglia. Ato i thanë ‘po’ njëra-tjetrës, vetëm disa muaj pasi njoftuan vendimin për tu martuar në Instagram. Aktorja dhe aktivistja u martuan të dielën, 19 maj. Ceremonia u mbajt në Resort & Spa të kuzhinierit Antonello Colonna. Eva ishte veshur me një fustan ngjyrë rozë ndërsa Battaglia zgjodhi një kostum elegant blu. Shumë të ftuar VIP ishin të pranishëm në dasmë, duke filluar nga Gabriel Garko, prezantuesja Paola Perego, aktorja Nancy Brilli, showgirl Elenoire Casalegn dhe këngëtarja Bianca Atzei. Në ceremoni ishin të ftuar edhe disa politikanë si Vladimir Luxuria, Nicky Vendola, Alfonso Pecoraro Scanio dhe Monica Cirinnà. 50-vjeçarja dhe Imma janë së bashku prej më shumë se 7 vitesh. Ato e mbajtën lidhjen e tyre larg syrit të mediave deri në mars 2017 kur vendosën të dilnin hapur. Eva ka qenë e martuar me Fabrizio Ambroso nga viti 2006 deri në 2013.

Të këshilluara

Rikthehet Rihanna, konfirmon albumin e ri

Ylli i popit Rihanna në një intervistë për T Magazine ka konfirmuar se po punon për sjelljen e një albumi të ri. Ajo nuk dha një datë të saktë se kur do dalë në...

11:12

A do të performoj sërish Britney Spears?

Disa muaj pas problemeve me shëndetin mendor, Britney Spears është shfaqur e buzëqeshur ndërsa bënte shopping me të dashurin e saj Sam Asghari. Britney kaloi...

18:11

Motra e Stines i jep fund beqarisë

Këngëtarja shqiptare, njëkohwsisht dhe motra Stines, ka kohë që po e shijon romancën me një menaxher nga Franca, i cili banon në Gjenevë. Por gjërat mes tyre...

17:59

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI