Flash

Formula 1 humb kampionin e madh: Niki Lauda nuk është më

Lapsi.al 21 May 2019
Formula 1 humb kampionin e madh: Niki Lauda nuk është më

Bota e Formula 1 është në zi për vdekjen e Niki Lauda. Ish-piloti austriak, tre herë kampion bote, është shuar në moshën 70 vjecare. "Me trishtim të thellë lajmërojmë se Niki ynë i shtrenjtë ka vdekur paqtë me familjen e tij në krah, ditën e hënë", lexohet në komunikatën e shpërndarë nga Sun. Lauda ishte shtruar në një klinikë zvicerane dhe ishte i sëmurë prej kohësh: tetë muaj më parë kishte kryer një transplant mushkërie.

70 vjecari, piloti mitik austriak, nuk është më: 25 GP të fituar, 24 pole position, 54 podiume e 3 tituj Botëror. Triumfi i 1975 me Ferrari, rivaliteti me James Hunt, që u bë legjendar edhe falë filmit "Rush", aksidenti i tmerrshëm në Nurburgring në 1976, e rikthimi mrekulli me fitoren e kurorës botërore në 1977 me Ferrari e bënë Lauda të paharrueshëm. Tërheqja nga kompeticionet, rikthimi në pistë me McLaren e trisi botëror i 1984. Pastaj një jetë tjetër në botën e makinave, në fillim si komentator TV e konsulent i skuadrave, pastaj si president nderi i Mercedes.

"Rezultatet e tij unike si pilot e sipërmarrës janë e do të mbeten të paharrueshëm, ashtu si entuziazmi i palodhshëm dhe kurajo e tij. Një model dhe pikë referimi për të gjithë ne, ishte një burrë i mrekullueshëm, një baba e gjysh larg publikut, e do të na mungojë", është komunikata e familjarëve.

Lindur në Vienë në 22 shkurt 1949, Lauda fitoi tre tituj Botëror si pilot i F1 në 1975, në 1977 e në 1984 me McLaren e Ferrari. Mbeti i dëmtuar rëndë në një aksident në 1976 dhe konsiderohej një nga pilotët më të mirë të historisë.

Të këshilluara

PSG reagon ndaj deklaratave të Kylian Mbappé

PSG ka reaguar ndaj deklaratës së bujshme të Kylian Mbappé dhënë gjatë ceremonisë së trofeut të UNFP. Klubi i kryeqytetit francez nxorri një deklaratë përmes së...

23:09

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI