Flash

Lazio 'ruante' trajnerin, Juventus i rrëmben lojtarin: akord me Milinkovic-Savic

Lapsi.al 21 May 2019
Lazio 'ruante' trajnerin, Juventus i rrëmben lojtarin: akord me

Juventus është kthyer me forcë për Milinkovic-Savic. Mesfushori serb është një nga dëshirat e shoqërisë bardhezi për të përforcuar organikën në sezonin e ardhshëm e, sipas të dhënave të fundit të merkatos, kampionët e Italisë i kanë dhënë një përshpejtim tratativës me Lazio. Marrëveshja me lojtarin është arritur tashmë, por mbetet pjesa më e komplikuar: të gjendet akordi me Lazio.

Dëshira e bardhezinjve drejt mesfushorit të Lazio nuk është shuar kurrë e më një vit vonesë mund të përfundojë me sukses. I ardhur nga një sezon nën pritshmëritë, por sidoqoftë "mesfushori më i mirë i kampionatit" sipas Lega-s, kërkesat ekonomike të Lazio janë ulur për Milinkovic-Savic e Juventus është gati të përfitojë, duke i paraprirë të gjithëve në merkato. Drejtori Sportiv Paratici, i impenjuar edhe në operacionet për trajnerin e ri bardhezi, i ka dhënë një përshpejtim të papritur tratativës me Lazio duke gjetur, gjithnjë sipas lajmeve të para, një akord me lojtarin dhe stafin e tij.

Pjesa më e vështirë mbeten bisedimet me presidentin Lotito, për cmimin e kartonit të Milinkovic, me kërkesën bardhekaltër që shkon diku rreth 100 milionë euro, mes pjesës ekonomike dhe lojtarëve për këmbim. Pikërisht kur Lazio i trembej ndërhyrjes juventine për teknikun Simone Inzaghi, bardhezinjtë i kanë marrë krahët për Milinkovic-Savic.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI