Flash

Niki Lauda, njeriu që jetoi dy herë

Lapsi.al 21 May 2019
Niki Lauda, njeriu që jetoi dy herë

Niki Lauda u largua nga jeta, si një i zakonshëm, në moshën 70 vjecare, për shkak të një sëmundje të keqe, pas një transplanti të mushkërisë në 2 gusht në Vienë. Por nuk ishte i zakonshëm, e ndoshta ‘maska’ që mbante me vete për një jetë të tërë ishte konfirmimi, se destinit ndonjëherë edhe mund ti shpëtosh. Niki Lauda u largua dhe ajo që la, së bashku me kujtimet e sukseseve të tij, është një boshllëk brenda botës së Formula 1. Sepse ai thjesht ishte dhe është Formula 1: një kthesë, një parakalim, zhurma e një motori, ftohtësia dhe kthjelltësia e një piloti, kurajo e vendosmëria. Unik në llojin e tij.

Unik vërtetë, sepse ishte një i mbijetuar: Nürburgring, Cmimi i Madh i Gjermanisë, 1° gusht 1976. Aksidenti ishte i frikshëm, makina e tijmori flakë dhe ndërhyrja e Harald Ertl, Guy Edëards e Brett Lunger e pastaj ajo decisive e Arturo Merzario, që e nxorri nga flakët, la gjurmët në fytyrë, por jo në talentin e Lauda. Jeta e dytë e Niki filloi aty, në 5 gusht, kur u konsiderua jashtë rrezikut. Mund ta kishte mbyllur aty në fakt, e kishte fituar një Botëror. E ndërkohë u kthye dhe fitoi dy herë të tjera: në 1977 me Ferrari e pastaj në 1984 me McLaren. Përtej mënyrës së drejtimit të tij të makinës, e ftohtë dhe ekuilibruar, ishte i aftë për "pavendosmëri të vogla": dy tërheqje, e dyta decisive, dy gra (me pesë fëmijë në total, përfshirë dy binjakë), një shoqëri ajrore me emrin e tij.

Të këshilluara

PSG reagon ndaj deklaratave të Kylian Mbappé

PSG ka reaguar ndaj deklaratës së bujshme të Kylian Mbappé dhënë gjatë ceremonisë së trofeut të UNFP. Klubi i kryeqytetit francez nxorri një deklaratë përmes së...

23:09

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI