Flash

“Përjetë në zemrat tona”: Ferrari tronditet nga vdekja e Niki Lauda

Lapsi.al 21 May 2019
“Përjetë në zemrat tona”: Ferrari tronditet nga
"Do të jesh përjetë në zemrat tona e në atë të tifozëve", kështu Ferrari i ka dhënë lamtumirën Niki Lauda, që është ndarë nga jeta në moshën 70 vjecare, pas një sëmundje të gjatë. Piloti austriak që me skuderinë e Maranello ka garuar për tre vjet, nga 1974 në 1977 duke bërë historinë e duke u shpallur kampion i botës dy herë, në '75 e në '77. "Sot është një ditë e trishtë për Formula 1. Familja e madhe e Ferrari, përcjell me trishtim të madh lajmin për vdekjen e mikut Niki Lauda", lexohet në tëeet. Nuk kishte si të mungonte reagimi i Formula 1, për një prej pilotëve më të mirë të historisë. "Pusho në paqe Niki Lauda. Përgjithnjë në zemrat tona, i pavdekshëm në historinë tonë. Komuniteti i Motorsport sot qan humbjen shkatërruese të një legjende të vërtetë. Mendimet e të gjithë F1 janë më miqtë dhe familjarët", shkruhet në komunikatën zyrtare të cirkusit të madh.

Të këshilluara

PSG reagon ndaj deklaratave të Kylian Mbappé

PSG ka reaguar ndaj deklaratës së bujshme të Kylian Mbappé dhënë gjatë ceremonisë së trofeut të UNFP. Klubi i kryeqytetit francez nxorri një deklaratë përmes së...

23:09

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI