Flash

Gazidis ridizenjon Milan: Leonardo ikën, Tare e Campos në rivalitet

Lapsi.al 22 May 2019
Gazidis ridizenjon Milan: Leonardo ikën, Tare e Campos në rivalitet

Shkarkim apo dorëheqje, por substance nuk ndryshon: Leonardo nuk bën pjesë në Milan të së ardhmes. Vendimi është i Gazidis që, pas muajve të parë të vëzhgimit, po bën lëvizjet e para, ekonomike e sportive. Administratori i deleguar, mbërritur nga Arsenal gjashtë muaj më parë me dëshirën e Elliott, ka parë nga afër punën e drejtorit teknik në merkaton e janarit e, pavarësisht raportit pozitiv, po kërkon zëvendësues.

Emrat në lojë janë dy: Luis Campos e Igli Tare. Braziliani e ka kuptuar e si krenar që është, ka vendosur ti përshpejtojë lëvizjet e afrikanojugorit me dorëheqje. Të hënën situata mund të bëhet zyrtare, pavarësisht nga fundi i kampionatit.

Kandidatët kryesorë janë dy, me portugezin e Lilla favorit për momentin. Motivi është i thjeshtë: skuadra franceze është e "kontrolluar" nga fondi i Paul Singer e 54 vjecari është i njohur si zbulues talentesh, një lloj magjistari i plusvalencave. Tratativa është pranë finalizimit, por nuk duhet nënvleftësuar Drejtori Teknik i Lazio që është në thyerje të marrdhënieve me Lotito.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI