Flash

Partia e Macron: Jo hapjes së negociatave me Shqipërinë

Lapsi.al 22 May 2019
Partia e Macron: Jo hapjes së negociatave me Shqipërinë

Partia e presidentit francez Emmannuel Macron ka kundërshtur hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. "Këtë qershor do të jetë një jo e prerë" ka thënë nëpërmjet një interviste të publikuar në radion franceze RTL, ish-Ministrja franceze për Çështjet e Europës, Nathalie Loiseau, që kryeson dhe listen e partisë së saj për zgjedhjet europiane. Ajo është shprehur se hapja e negociatave është një veprim i pamundur të paktën në qershor të këtij viti njësoj si verën e shkuar.

Nathalie Loiseau është shprehur se siç bllokoi hapjen e negociatave me Shqipërinë në vitin 2018 njësoj do të veproj dhe tani.

“Ajo që bllokoi zgjerimin e Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë, isha  unë si ministre. Vendimet brenda BE merren në unanimitet. Franca luftoi për tetë orë në atë mbledhje për të bindur partnerët që të thonin jo. Këtë e bëri vetë edhe presidenti Makron. Ju mendoni se ai ka ndryshuar mendim per nje vit', ka replikuar ajo me kundershtaret politike qe e akuzonin se Makron do hape negociatat me Shqiperine.

"Ne do të jemi kundër, do të vazhdojmë të jemi kundër, ata janë gjeografikisht në Evropë, ne duhet t’i ndihmojmë ata, por zgjerimi tani nuk është i mundur”– është shprehur Nathalie Loiseau.

Ndërkohë që prenoncimi i saj është i mbështetur dhe nga partia opozitare Republikanët.

“Mendoj se është një gabim i madh. Është një shtet i mbytur nga korrupsioni.Nëse  bisedimet me Shqipërinë do të hapen në qershor, ne do të kundërshtojmë dhe do vendosim veton ndaj Shqipërisë”, tha para disa ditesh Laurent Wauquiez, kryetar i Partisë Republikane.

©Lapsi.al

Lexo kètu lajmin e plotë të radios franceze RTL

 

Të këshilluara

Brexit "rrëzon" kryeministren Theresa May

Kanë dështuar sërish bisedimet midis partisë qeverisëse të konservatorëve dhe laburtistëve opozitarë për negocimin e një zgjidhjeje që do të mundësonte tejkalim...

14:42

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI