Flash

Pas skandalit të mashtrimit Loredana publikon projektin e ri

Lapsi.al 22 May 2019
Pas skandalit të mashtrimit Loredana publikon projektin e ri

As dy javë pas konferencës së bujshme, Loredana paralajmëroi sot projektin e saj të ri. Në fakt, shumë pak ditë pasi lajmi për akuzat ndaj saj për zhvatje mori dhenë, Loredana u shfaq në rrjetet sociale me foto të reja që dukej se ishin shkrepur gjatë xhirimeve të një klipi. Më tej, u zbuluan pamje nga skenat e klipit ku Loredana shfaqet si një gangstere me syze, majë një makine, si edhe me armë në dorë.Sot, Loredana publikoi në Instagram një foto ku shfaqet ajo, partneri i saj Mozzik dhe reperi Dardan, një prej më të klikuarve në Gjermani.Ndërkaq, Loredana vijon të jetë në hetim për disa akuza ndër të cilat, veç zhvatjes me mashtrim të 900 mijë frangave, edhe një se është shtirur si vajza e avokatit zviceran Valentin Landmann.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI