Flash

Reja elozhe Telushit, por asgjë nuk është vendosur: tekniku sposton vendimin të martën

Lapsi.al 22 May 2019
Reja elozhe Telushit, por asgjë nuk është vendosur: tekniku

Seleksioni provizor i teknikut të kombëtares, Edy Reja, ka kryer ditën e dytë të përgatitjeve në mini fazën përgatitore, nën drejtimin e 73 vjeçarit dhe stafit të tij, të rinovuar plotësisht dhe me vetëm përgatitësin e dytë atletik, Luca Laurenti dhe video analistin, Alarico Marco Rossi, që i kanë mbijetuar ikjes së Panuccit.

Eshtë bashkuar me grupin edhe ish-lojtari i Skënderbeut, Agim Zeka, tashmë në radhët e Fortuna Settard, i vetmi që nuk ishte në ditën e parë të grumbullimit. Italiani ka vazhduar ti japë prioritet përgatitjes fizike, ndërkohë që ka spostuar me 24 orë publikimin e përzgjedhjes se tij finale për 23 lojtarët me të cilët do të përballojë dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020: kundër Islandës në 8 qershor dhe Moldavisë në Elbasan Arena në 11 qershor, të parat në pankinë për Edy Reja. Asistenti i teknikut, ish-mbrojtësi i Juventus, Sergio Porrini dhe dyshja shqiptare Hamdi Salihi dhe Ervin Bulku, kanë ndjekur me vëmendje kryerjen e veprimeve taktike, me kërkesë precize të teknikut italian.

Zgjedhjet e para, të 10 lojtarëve me të cilët tekniku po punon, nuk janë të sigurtë se do të jenë pjesë e listës, ndonëse italiani ka shprehur elozhet për Bruno Telushin, për mënyrën e lojës së vlonjatit të Partizanit, të cilën e ka parë përmes videove. Reja nuk ka dashur të mbajë pa stërvitje ata lojtarë që kanë mbyllur impenjimet me skuadrat e tyre shpejt, duke gjetur këtë system për ti mbajtur në tonus.

Kështu, një javë kohë për 10 futbollistët të bindin teknikun për formën dhe kualitetin e tyre e duke qene se e kanë tërhequr vëmendjen e tij për grumbullimin fillestar, nuk duket mision i pamundur...

Të këshilluara

Jose Mourinho mbetet "peng" i të kaluarës

E ardhmja e drejtimit të stolit të Juventus do të jetë një nga pikat më të nxehta të merkatos së verës: lamtumira e Massimiliano Allegri lë pas një trashëgimi m...

17:34

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI